Fëmijët: viktimat e heshtura të koronavirusit

Shumica e prindërve u lehtësuan kur studimet për koronavirusin treguan se fëmijët rrallë herë shfaqin simptoma të virusit dhe në përgjithësi nuk janë shumë të rrezikuar. Fatkeqësisht, kjo s’do të thotë që ata janë të sigurt nga kjo pandemi globale.

Çdo prind po ve re vështirësitë që po sjell Covid-19 me parqe lodrash të mbyllura, ndërveprime sociale të kufizuara dhe kohë të zgjatur me ekranet, por pasojat më të mëdha për fëmjiët do të jenë në dy fusha: shëndeti dhe edukimi.

Fatkeqësitë natyrore dëmtojnë shëndetin e fëmijëve sepse çorientojnë shërbimet mjekësore bazë të nevojshme për mirërritjen e fëmijëve pasi të ardhurat dhe energjia drejtohet në shërbime urgjente jetësore. Në pikun e epidemisë së ebolës në Afrikën perëndimore, në 2014-ën, lindjet e hospitalizuara u ulën me 37% dhe ndjekjet e shtatzanisë u ulën me 40%, shërbime që kanë treguar se kanë ndikim afatgjatë në përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik të fëmijëve. Po ashtu, në 2013-ën numri i fëmijëve të vaksinuar ra me 37% në Liberi në total, dhe me 45% ai i vaksinës së fruthit. Si pasojë e kësaj, 49% e rasteve të fruthit në Liberi në vitin 2016-2017 ishin grupmosha para moshës 5 vjeçare.

Një tjetër shqetësim i madh është se 1.4 miliard fëmijë jetojnë tashmë në vende ku shkollat janë mbyllur pjesërisht ose plotësisht. Një sërë studimesh tregojnë se shkëputja e gjatë nga shkolla është shumë e dëmshme për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, sidomos e atyre të shtresave të ulta ekonomike.

Lehtësimi i të gjitha këtyre efekteve të dëmshme që sjell pandemia do të jetë një sfidë e vërtetë për botën. Qeveritë e vendeve duhet të kujdesen me përparësi për shëndetin e nënave dhe shtatzanisë së tyre gjatë epidemive dhe të shikojnë me kujdes mundësinë e hapjes së shkollave nëse mund të ruhet dhe monitorohet shëndeti i fëmijëve. Nga ana tjetër, shkollat duhet të jenë në kontakt me fëmijët me sa kanë mundësi dhe hapi kryesor është të vazhdojnë të paguajnë mësuesit përgjatë krizës. Ata janë çelësi i rihapjes së shkollave dhe të vetmit që mund të riofrojnë stabilitet dhe siguri tek fëmijët.

Këto hapa nuk na çojnë drejt kurës apo trajtimit të koronavirusit, por ndihmojnë që efekti i tij të mos jetë plotësisht shkatërrues për gjeneratën e ardhshme.

Burimi: Adam Minter / Bloomberg