Prej javësh, qarkullonin zërat se aktorja mund të ishte në pritje të ëmbël, por ishte vetë Olta që e konfirmoi shtatzëninë.
Ajo postoi një foto në breg të detit së bashku me partnerin. Edhe pse nuk arrijmë dot të shohim portretin e tij, për momentin lajmi më i bukur është në përshkrimin e fotos: “Mami dhe babi…”
E prisnim që karantina do sillte shumë bebe. Njëra prej tyre është edhe bebja e Oltës. Qysh në ditët e para të marsit, kohë kur edhe vendi ynë u izolua për shkak të pandemisë, Olta fluturoi menjëherë drejt Spanjës, atje ku jeton edhe partneri i saj. Ne ate kohe aktorja e njohur ka pranuar se është në një lidhje dashurie dhe se këtë vit do t’i japë fund beqarisë.
E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në “Tv Klan”, e gjendur përballë pyetjeve të fëmijëve se nëse ka dëshirë të lindë një fëmijë, ajo u përgjigj pozitivisht.
Më tej, Alketa Vejsiu e ka pyetur nëse e ka gjetur “fatlumin” dhe Olta me një buzëqeshje në fytyrë u shpreh se e ka gjetur. Ajo ka treguar planet për shtimin e familjes, duke rrëfyer se dëshiron të ketë një vajzë dhe një djalë.
Olta i ka kaluar javët e para dhe më të sikletshme të pritjes së ëmbël, por gjithçka ka dashur ta jetojë në privatësi e jashtë vëmendjes mediatike.