Çfarë prindi jeni ju: zdrukthtar apo kopshtar?

Ka dy lloje prindërish thotë psikologia Alison Gopnik në librin e saj “Kopshtari dhe zdrukthtari”.

Zdrukthtari” mendon se fëmijës së tij mund t’i jepet formë. Sipas kësaj ideje, nëse bën gjërat e duhura, ke aftësitë e duhura dhe lexon librat e duhur, mund të arrish t’i japësh fëmijës një formë të caktuar që të bëhet një i rritur me karakterin e duhur.

Kopshtari”, nga ana tjetër, nuk shqetësohet shumë me idenë se si do të bëhet fëmija kur të rritet, por ofron një hapësirë të sigurt për t’u eksploruar. Ky tip prindërimi ka të bëjë me krijimin e një ekosistemi të pasur, ushqyes por gjthashtu të ndryshueshëm dhe dinamik.

Gopnik, psikologe dhe profesore filozofie në University of California, Berkeley, thotë se shumica e prindërve janë zdrukthtarë, kur në fakt duhet të përpiqen të kultivojnë më shumë kopshtin. Mbas disa dekadave studim ajo zbuloi se prindërit ishin më shumë të shqetësuar se kush do të ishin fëmijët e tyre kur të rriteshin. E keqja e kësaj qasjeje, thote ajo, është se prindërit dhe fëmijët e tyre bëhen shumë ankthiozë, të tensionuar dhe të palumtur.

“Ne jemi aq të shqetësuar se si do të bëhen fëmijët në të ardhmen, aq sa nuk u lemë pavarësinë të ndërmarrin rreziqe dhe të eksplorojnë botën. Për ironi të fatit, sa më pak të shqetësohen prindërit për arritjet e fëmijëve në të ardhmen, aq më mirë ia dalin jetës ata” tha ajo.

Burimi: npr.org