Shkuan kafshët të votojnë – Nga Prof. Dr. Artan Fuga

Gomari : Ku di unë ç’a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.

Derri : Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem…

Miu : Aman ta hedh votën sa për t’u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???

Dhelpra : T’ja jap votën ariut se është leshko.

Papagalli : Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja : Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës : Cfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s’më punon fare. Mos më nxehni po ju them!

Breshka : Kushdo të fitojë mua s’më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!

Majmuni : Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

Kërmilli si hermafrodit : Unë nuk votoj se jam i depolitizuar.

Elefanti : Kushdo që të fitojë as më bëhet vonë fare.

Kali : Tani që do t’a kalojnë lumin, pas votimeve, mua do të më dhjesin.

Tigri : Siiiiii, vota ime e barabartë me atë të miut!!! E çfarë demokracie është kjo?

Luani : Votoni, votoni edhe këtë radhë sepse unë do bëj mbretëri.

Start typing and press Enter to search