10 gjëra që nuk duhet t’ia thoni një nëne të re

Mos i thoni keto gjëra një nëne të re dhe nese s’dini cfare te thoni, mundet thjesht ta uroni.

1. Fli kur fle bebi

Kjo është këshillë shumë e mirë, por kur ke shumë gjëra për të bërë dhe sidomos kur ke dhe një fëmijë tjetër është e pamundur. Ndaj mos e ofroni si këshillë nëse nuk ofroheni vetë me ndonjë ndihmë.

2. Dukesh e lodhur

Sigurisht qe dukesh e lodhur kur sapo ke sjellë në jetë një fëmijë, por nëse e vini shumë në dukje për nënën i shtoni presionin mbi pamjen e jashtme.

3. Fëmija jot qan shumë

Fëmijët qajnë por nëse shpreheni sikur ky fëmijë qan më shumë, i shtoni nënës së re
frikën më të madhe se mbase ajo nuk është një nënë e mirë.

4. Kohë më të vështira vijnë kur rriten

Mbase vërtet bëhet më e vështirë rritja, por kur një nënë e re është e lodhur, pa gjumë dhe duke dhënë gji gjithë kohës, mirë është të dëgjojë një mendim lehtësues.

5. Vërtet e doje vajzë/djalë?

Nuk është e hijshme për prindin të dëgjojë negativitet rreth seksit të fëmijës.

6. Kur do kthehesh në punë?

Lereni nënën e re të shijojë lejën me të voglin pa u shqetësuar për datën e rifillimit të punës.

7. Kur do e bësh tjetrin?

Lereni nënën të mbledhë veten nga kjo lindje një herë pastaj të mendojë për tjetrin.

8. Nuk të ngjan fare

Pas gjithë atij mundimi, asnjë nënë nuk do e pëlqente këtë koment.

9. Duhet ta ushqesh me gji

Sigurisht që ushqyerja me gji është më e mira, por disa nëna kanë shumë vështirësi me të dhe nuk duhet të ndjehen në faj që po ushqejnë të vegjlit me formule.

10. Çdo koment mbi peshën

Pesha është në vëmendjen e çdo nëne, por jo gjithmonë mund të mbahet nën kontroll ndaj kursejani një presion shtesë duke mos bërë fare komente për peshën.

Burimi: parents.com

Start typing and press Enter to search