Turizmi ndërkombëtar përballet me rënien më të madhe që nga viti 1950

Turizmi ndërkombëtar do të bjerë me 70% këtë vit, duke shënuar rënien më të madhe të sektorit që nga fillimi i regjistrave në vitet 1950.

Keshtu eshte shprehur për gazetën Handelsblatt Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), Zurab Pololikashvili.

Ai tha se ky parashikim për sektorin e goditur nga koronavirusi ishte i bazuar në supozimin se vendet në mbarë botën gradualisht do të hapnin kufijtë e tyre nga gushti, shkruan Reuters.