Kremrat diellorë: Përgjigjet ndaj çdo dyshimi

Janë mbrojtësit më besnikë, jo vetëm të rinisë së lëkurës, por edhe të shëndetit të saj. Për një nxirje të artë dhe të sigurtë duhen përdorur me korrektësi dhe duhen zgjedhur duke vlerësuar “shërbimet” e tyre dhe kërkesat personale.

Zakonisht konsiderohen produkte kozmetike si gjithë të tjerat. Por bëhet gabim: sigurisht, kanë përzemër bukurinë e lëkurës, por mbi të gjitha shëndetin e saj. Roli i tyre është të bëjnë të mundur që dielli, burim jete dhe mirëqenieje, të mos transformohet në një armik të rrezikshëm për lëkurën, shkaktar i bezdisjeve të menjëhershme, por edhe i dëmeve serioze të kohëzgjatshme.
Pikërisht për këtë arsye, zgjedhje e kremrave diellorë nuk duhet të jetë sipërfaqësore.
Lexoni më poshtë dhe do të gjeni një guidë të dobishme për të përzgjedhur produktin më të përshtashëm me kërkesat tuaja.

Si duhet të jetë një mbrojtës i mirë?

  • Duhet të ofrojë mbrojtje të përgjithdhme mbi të gjithë skermin e rrezeve ultravjollcë; d.m.th të mbrojë si nga rrezet Uva, ashtu edhe nga ato Uvb.
  • E rëndësishëm është që edhe filtrat, që mund të jenë si kimike, ashtu edhe fizike (shpesh kombinohen), të jenë foto-të qëndrueshme, d.m.th të mos alterohen nga drita dhe nxehtësia, duke humbur gjatë ekspozimit efektin e tyre ekranizues.
  • Së fundi, kremi diellor duhet të jetë i sigurtë për lëkurën, të mos shkaktojë acarime, të jetë i lehtë për t’u aplikuar dhe i rezistueshëm ndaj fërkimeve, djersës.
Happy Couple Applying Sun Tanning Lotion Beach Man Putting ...

Pse duhet të përmbajë si filtra Uvb, ashtu edhe filtra Uva?

  • Sepse të dy rrezatimet janë të rrezikshme për lëkurën.
  • Rrezet Uvb përfaqësojnë 5 për qind të rrezatimit diellor që arrin tokën, janë të pranishme sidomos në verë dhe kanë një aftësi depërtuese të vogël: shkaktojnë eritema, skuqje dhe djegie.
  • Rrezet Uva përfaqësojnë 95 për qind të rrezatimit diellor, bien mbi tokë me të njëjtin intensitet gjatë gjithë vitit, duke kaluar edhe nëpërmjet reve dhe xhamave: depërtojnë në thellësi dhe, edhe pse nuk janë shkaktare të dëmtimeve të menjëhershme, prodhojnë modifikime të konsiderueshme tek qelizat, që çojnë drejt një plakjeje të parakohshme dhe favorizojnë shfaqjen e dëmeve serioze në ngarkim të epidermës.

Duhet vetëm të mbrojnë nga djegiet?

  • Detyra bazë e tyre është të ekranizojnë rrezatimet, për të shmangur acarimet, eritemat, djegiet, por edhe dëme më të thella.
  • Produktet e gjeneratës së re nuk kufizohen tek veprimi filtrues, por shndërrohen në trajtime të vërteta përkujdesjeje për fytyrën dhe trupin.
  • Përmbajnë agjentë hidratues, ushqyes dhe ëmbëlsues, por mbi të gjitha principe aktive që stimulojnë mbrojtjet natyrale të lëkurës dhe frenojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Treguesit Uvb dhe Uva duhet të jenë të ekuilibruar?

  • Është një e dhënë shumë e rëndësishme, që duhet patur parasysh në zgjedhjen e produktit diellor.
  • Për shembull, me një produkt me tregues të lartë Uvb dhe tregues Uva shumë të ulët mund të qëndroni të qetë për shumë kohë në diell, sepse shmang djegiet; por ju ekspozon ndaj një mbidoze rrezesh Uva, veçanërisht të rrezikshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.
  • Treguesit e ekuilibruar të mbrojtjes Uva dhe Uvb, në të kundërt, ofrojnë një siguri të përgjithshme kundër dëmeve të menjëhershme dhe të ardhshme, të shkaktuara nga rrezatimi diellor.
How to Remove Sunscreen Stains from Clothes, Carpet, and Upholstery
Per t’u mbajtur mend: Në plazh, produktet diellore mbajini në hije, në mënyrë që nxehtësia të mos alterojë vetitë e tyre.

Krem, qumësht, me spërkatje, vaj dhe stick: cilët duhen preferuar?

  • Produktet në stick ofrojnë aftësi filtruese të lartë dhe një prakticitet të madh përdorimi, që i bën të këshillueshme për zonat e kufizuara, por shumë të brishta, si hunda, lobet e veshëve, mollëzat.
  • Kremrat e pasura janë ideale për mbrojtjen e fytyrës dhe të trupit, nëse lëkura është e thatë.
  • Qumështi është i freskët dhe i lehtë për t’u shtrirë, edhe në pjesë shumë të gjera.
  • Me spërkatje është shumë praktik, i lehtë, i pangjitshëm dhe i përsosur për ata që, si burrat dhe fëmijët, nuk i pëlqejnë produktet diellore që duan kohë të gjatë për t’u shtrirë.
  • Formulat diellore në xhel, pa përbërje yndyrore, këshillohen për lëkurat e yndyrshme, për kë dëshiron të mos ndjehet si të lyrosur dhe për kë dëshiron freskinë.
  • Vajrat ushqejnë, nxjerrin në pah nxirjen: megjithatë, kanë faktorë mbrojtës të ulët, që këshillohen për lëkurat e errëta.

Çfarë do të thotë water-resistant?

  • Kur një produkt diellor e mban të pandryshueshme aftësinë e tij mbrojtëse, pavarësisht nga kontakti i zgjatur me ujin dhe djersën, përkufizohet si water-resistant. Është ideal për ata që lahen shpesh dhe për sportistët.

Cili është produkti më i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme?

  • Një produkt diellor me dy karakteristika të pashmangshme. E para, duhet të ketë një tregues të lartë mbrojtës: sa më e madhe të jetë brishtësia e epidermës, më i madh është rreziku i djegieve.
  • E dyta, duhet të përjashtojë nga formula përbërësit potencialisht acarues (parfumet, ngjyrosësit, konservuesit, nikelin), për të shmangur përgjigjet acaruese pas përdorimit. Në të kundërt, janë të dobishëm përbërësit, si ujrat termale, me veprim qetësues dhe ëmbëlsues.
Can you share sunscreen with your kid?
A mund te perdorni te njejtin krem, ju dhe femijet tuaj? Po, vetem nese kremi eshte i pershtatshem per femije, atehere edhe ju mund ta perdorni.

Çfarë duhet zgjedhur për fëmijët?

  • Fëmijët kanë një lëkurë delikate dhe mekanizmat e mbrojtjes ndaj diellit nuk janë krejtësisht të aktivizuara. Fëmijët duhen mbrojtur me produkte diellore me tregues të lartë ekranizues, për të frenuar rrezikun e djegieve, që përfaqësojnë një faktor rreziku për zhvillimin e dëmeve serioze dhe të thella lëkurore në moshë madhore.
  • Gjithashtu, produktet diellore për fëmijë duhet të jenë të lehta për t’u shtrirë, rezistuese ndaj ujit, rërës, djersës.

Është mirë të aplikohen në doza të mëdha?

  • Po. Të zgjedhesh një produkt diellor me mbrojtje të lartë nuk mjafton për të frenuar dëmet e diellit, nëse nuk e përdorni ashtu siç duhet.
  • Mbi të gjitha, është e rëndësishme të aplikoni një sasi të madhe produkti: nëse kurseni në sasinë e tij, aftësia mbrojtëse është vendosshmërisht e ulët në krahasim e atë që tregohet në konfeksion.

Pse këshillohet t’i aplikoni shpesh?

  • Sepse fërkimi me peshqirët, shezlonget, kontakti me ujin dhe djersa kanë tendencë të heqin një pjesë të produktit, duke e lënë lëkurën të pambrojtur mirë. Për këtë arsye është e nevojshme ta aplikoni produktin diellor një herë në dy orë.
  • Një rregull i mirë është të riaplikohet pas çdo banje, edhe nëse është water-resistant: duke qëndruar për shumë kohë në ujë, duke kaluar nën dush dhe duke u fshirë, një pjesë e mirë e produktit ikën dhe epiderma nuk mbetet e mbrojtur mjaftueshmërisht.

Start typing and press Enter to search