Le te nxihemi si familje

Të gjithë me pushime (mami, babi, fëmijët). Mos humbisni udhëzimet tona për të shmangur djegiet e zakonshme që na detyrojnë të rrimë në hije ditët e para dhe që të kthehemi të nxirë, por jo të rrjepur.

Të shtrihesh në diell dhe të braktisesh në rrezet e tij sot nuk është më një ëndërr që dikur shkonte në mendjen e atyre, që gjatë gjithë vitit kishin ndenjur në tryezën e tyre të punës dhe që fillonin të parashijonin pushimet. Këto kohët e fundit ekspozimi në diell është përjetuar me njëfarë frike: dielli është i dëmshëm, dëmton lëkurën, të plak. Këto janë alarmet më të shpeshta që na kanë hequr dëshirën për një nxirje të thellë.

Çdo moshë ka zakonet e saj

  • Një mbrojtje totale dhe e lartë (asnjëherë poshtë 18) gjatë gjithë periudhës së pushimeve është arma më e mirë për të ndihmuar lëkurën të mbrohet nga rrezet e diellit. Por sipas moshës dhe gjinisë (meshkujt kanë një lëkurë ndryshe nga ne) rregullat e sjelljes në plazh ndryshojnë. Më poshtë do të lexoni mendimet e dermatologes që do të tregojë problemet dhe zgjidhjet për të gjithë familjen.

Pasdielli që përkëdhel lëkurën

  • Në fund të ditës në breg të detit është e nevojshme të kujdeseni për lëkurën dhe ta çlironi atë. Sidomos me një dush me ujë të vakët që të heqë djersën, kripën dhe mbetjet e rërës. Në fund shpëlahuni me ujë të ftohtë sidomos te këmbët, në mënyrë që të rizgjohet qarkullimi i cili është vënë në provë të vështirë nga nxehtësia, i përgjegjshëm për enë-zgjerimin që shkakton enjtje te këmbët dhe kaviljet.
  • Pasi ta keni tamponuar lëkurën me peshqir (asnjëherë mos e fërkoni) aplikoni një krem pas diellit në fytyrë dhe trup. Këto produkte kanë në formulën e tyre edhe substanca qetësuese e freskuese. Kështu që jo vetëm japin këmnaqësi për momentin; por i sigurojnë lëkurës një veprim ushqyes për të përballuar të nesërmen.

Mami në majë

Skin Cancer Awareness Month – Riggs Community Health Center ...
Këtë vit merrni me vete në plazh një çantë të mbushur me mbrojtje specifike për çdo zonë, duke filluar nga dekolteja te këmbët, që nuk nxihen asnjëherë.

Objektivi është që të mos theksohen shenjat e shprehjes së fytyrës për shkak të rrezeve ultra vjollcë dhe të shmangen njollat e errëta në lëkurë.

Çështje lëkure. Rreth moshës 40 vjeçare në lëkurën e grave fillojnë të shfaqen disa shenja të kohës që po kalon dhe që me diellin ato theksohen më tepër. Rrudhat e shprehjes dhe ndonjë njollë në lëkurë, pikat e kuqe të shpërndara në të gjithë trupin, lëkura e plasaritur në pjesën e dekoltesë dhe qafës, kapilarët te këmbët janë cenet me të cilat gratë duhet të bëjnë llogaritë. Por nuk është e gjitha. Lëkura në përgjithësi duket më e vyshkur dhe më pak tonike, sidomos në zonën e gjurit dhe në brendësi të krahëve e kofshëve. Ja pse duhet të jeni të kujdesshme që në fillim të pushimeve tuaja.
Çfarë duhet të bëni nën rrezet e diellit. Zonat që duhen mbrojtur me më shumë kujdes janë ato që janë gjithmonë të ekspozuara. Mos dilni kurrë nga shtëpia pa vënë kremin mbrojtës në fytyrë, qafë, dekolte, duar. Kur të shkoni në plazh lyeni të gjithë trupin për ta mësuar gradualisht lëkurën me sulmet e diellit, pa patur stresin e radikaleve të lira. Vetëm pas 7-15 ditësh mund të pakësoni faktorin mbrojtës. Duke filluar nga barku e poshtë, ku rreziku i djegies është më i ulët sesa te këmbët e barku që në dimër janë gjithmonë të mbrojtur nga drita.

Babai i hareshëm

Physical vs. Chemical Sunscreen: Which is Right for You ...
Nëse burri juaj nuk i pëlqen produktet kozmetike dhe në plazh harron kremin mbrojtës, propozojini një krem unik për fytyrën dhe trupin. Më mirë nëse e merrni xhel sepse nuk lë gjurmë.

Çështje lëkure. Lëkura e tij është më e yndyrshme se ajo e femrës dhe mbrohet nga prania e qimeve. Lëkura e meshkujve nuk vuan edhe aq shumë nga plakja e diellit apo djegiet. Pikërisht për shkak të natyrës yndyrore ka përfitime nga ekspozimi në diell. Kjo nuk do të thotë që s’duhet të mbrohet, sidomos fytyra, që nga rruajtja e përditshme e cila vepron si një scrub mekanik, e privon lëkurën nga filmi i saj hidrolipidik.
Çfarë duhet të bëni nën rrezet e diellit. Meshkujt që vendosin krem mbrojtës përpara se të ekspozohen në diell janë shumë të paktë. Dhe akoma më të paktë janë ata që e vënë në fytyrë, shpatulla e krahë. E njëjta gjë vlen edhe për kokën. Ata që janë të qethur zero duhet të aplikojnë një krem mbrojtës për të shmangur dëme edhe më serioze si tumoret e lëkurës. Pas çdo banjoje lyejeni përsëri, edhe kur produkti është kundër ujit. Meshkujt përpara se të dalin nga shtëpia duhet t’i rezervojnë fytyrës ndonjë ledhatim: përdorni livando pa alkool dhe parfum.

Adoleshentja e bukur dhe e nxirë

What You Need To Know About Your Kid's Sunscreen - DFWChild
Kremi diellor është trajtimi i parë për trupin që përdorin vajzat. Që të ndihet e pavarur lëreni ta zgjedhë vetë bashkë me shoqet e saj

Gabimi më i madh që mund të besohet është që një lëkurë e re dhe e freskët mund “të durojë” çdo lloj stresi. Edhe atë nga rrezet ultra vjollcë. Pikërisht tani duhet të hidhen bazat për një bukuri të ardhshme. Bashkëpunëtorë janë filtrat diellorë.

Çështje lëkure. Akne, puçrra, pika të zeza në fytyrë e shpatulla janë cenet e lëkurës tipike të adoleshencës që dielli mund të kurojë. Por sa keq që vetitë e tij tkurrëse dhe dezinfektuese shkojnë baraz me agresivitetin e rrezeve ultra vjollcë në një lëkurë që është ende në fazën e pjekjes. Filtrat e përshtatshëm për llojin e lëkurës janë të domosdoshëm për të mos varfëruar lëkurën që, nëse detyrohet të mbrohet pa produktin e duhur, do të ulë në maksimum rezervat natyrale të mbrojtjes.
Çfarë duhet të bëni nën rrezet e diellit. Vajzat e reja, edhe ato me lëkurë të zeshkët, në fillim duhet të mbrohen patjetër. Për ato këshillohen produktet që janë kundër ujit, pasi janë më rezistentë ndaj banjave të gjata dhe të përsëritura. Shmangni të gjitha produktet kozmetike që përmbajnë alkool. Deodorantin, për shembull, duhet ta zgjidhni neutral dhe në variantin qumësht.

Vogëlushi i mbrojtur

Do Babies Need Sunscreen? - Child Safety Experts
Shndërrojeni në lojë çastin kur do të riaplikoni kremin te fëmija juaj: bëni disa viza si indianë në fytyrën e tij ose shpikni disa vizatime në trupin e tij

Eshtë një sipërmarrje e vështirë vendosja e kremit mbrojtës? Mos u dorëzoni: lëkura e fëmijëve është shumë delikate dhe dielli i tepërt e dëmton. Për të voglin tuaj zgjidhni kremra kundër ujit dhe me ngjyrë, që ta mbroni dhe ta argëtoni.

Çështje lëkure. T’i mbrosh fëmijët nga rrezet ultravjollcë do të thotë të mendosh për shëndetin e lëkurës së tyre së tanishme dhe të ardhshme. Trupi i tyre është i vogël dhe çdo djegie në krah ose shpinë mbulon me përqindje një sipërfaqe shumë më të madhe sesa fiziku i një të rrituri.
Aplikimi i parë me krem duhet të bëhet që në shtëpi, në mënyrë që përbërësit të kenë kohë të përhapen në mënyrë të njëtrajtshme dhe të përfshihen me djersën dhe ta mbrojnë fëmijën gjatë rrugës për në plazh. Kremi mbrojtës për fëmijët duhet të ketë filtrin 30 dhe duhet të riaplikohet pas çdo banje ose pas disa orësh.
Çfarë duhet të bëni nën rrezet e diellit. Problemi? Jo gjithmonë fëmijët janë të gatshëm të “ngjyhen”. Shumë të mirë për këto raste janë qumështi ose spray me ngjyrë: këto i zbavisin të vegjëlit dhe i lejojnë të rriturit të kontrollojnë çdo centimetër të lëkurës që të jetë e mbrojtur (ngjyra ikën pas disa minutash).
Kremrat duhet të riaplikohen edhe në qoftë se fëmijët luajnë në hije. Në ditët që është shumë nxehtë vërini një kapele të lagur në kokë. Sapo të dalë nga uji ndërrojini kostumin e banjës që të mos shkaktohen acarime. Këshilla e fundit: një dush në fund të ditës heq rërën por edhe papastëritë.

Start typing and press Enter to search