Sportet ujore: për të qenë në formë edhe gjatë pushimeve

Dëshironi të qëndroni në formë edhe gjatë pushimeve? Më së fundi keni gjetur kohë për t’iu përkushtuar fitnesit? Ju mbetet vetëm të zgjidhni: not, winsurf, barkë me vela dhe zhytje nën ujë. Digjni kaloritë, forconi muskujt, mbusheni me energji, por mbi të gjitha, përjetoni një ndjesi dehëse lirie dhe mirëqenieje

Vera e mrekullueshme: bluja e pafund e freskët dhe joshëse e ujit. Përkëdheljet e valëve të detit, pasqyra e kaltër dhe e qetë e liqenit, kthjelltësia e pishinës, janë si kënga e sirenave: është e pamundur t’u rezistosh. Dhe jo vetëm pse kur zhyteni ju dhurojnë një ndjesi të freskët mirëqenieje: “bluja” dhuron një trup tonik dhe të hollë, çliron mendjen nga stresi, ju bën të zbuloni një botë të re dhe fantastike. Në fakt, uji është një park natyral argëtimi, një vend me të vërtetë i mrekullueshëm për ata që duan të qëndrojnë në formë. Duhet vetëm të zgjidhni: dëshironi të digjni kalori dhe të modeloni format? Përkushtojuni notit! Keni nevojë të ndjeni adrenalinën që rritet ndërkohë që kalëroni valët, shtyrë nga era? Jepini me windsurf-in! Dëshironi të shkëputeni nga e përditshmja dhe të rigjeni vetveten? Vihuni në timon dhe harrojeni botën në një barkë me vela. Ëndërroni të humbisni në një kopsht të magjepsur, rrethuar me breshka, peshq dhe kuaj deti? Merrni një leje për zhytje nënujore.

Dëshironi të digjni më shumë? Noti ju dobeson

Famous Australian Swimmers: A History of Swimming in Australia ...

Skulpturojini krahët dhe shpatullat, jepini tonus këmbëve dhe vitheve dhe modeloni belin.

Në pishinë ose në det, s’ka gjë më rigjeneruese gjatë ditëve të nxehta se një notim i mirë. Uji ju përkëdhel dhe ndiheni e lehtë, gati pa peshë, ndërkohë që me rrahje elegante të krahëve, rrëshkisni nëpër blu.

Stërvisni të gjithë muskujt

  • Noti është një sport i kompletuar, sepse përfshin të gjithë muskulaturën e trupit. Për më tepër, ai stimulon gjithashtu edhe aparatin kardioqarkullues: stërvit zemrën, mushkëritë dhe ju bën të digjni më shumë kalori, nëse praktikohet për një kohë të gjatë (të paktën gjysmë ore). Krahët dhe muskujt e shpatullave dhe të shpinës punojnë gjatë fazës së shtytjes, ndërsa rrahja e këmbëve shërben për të stabilizuar plluskimin, d.m.th. për të mbajtur një pozicion sa më shumë horizontal. Në këtë mënyrë ushtrohet më pak rezistencë ndaj ujit.
  • Është aktiviteti ideal për të skulpturuar pjesën e sipërme, për të dobësuar ijet dhe për të modeluar zonën nga beli e poshtë. Përveç kësaj, falë shtytjes së ujit që ju mban, kur notoni shkarkoni peshën e trupit dhe në këtë mënyrë nuk stresoni artikulimet. Është i përsosur edhe për të parandaluar dhembjen e shpinës.

Mundni frikën nga uji

  • Nuk e keni kapërcyer akoma frikën nga uji, si në pishinë ashtu edhe në det? Ia dilni mbanë vetëm duke bërë not “qeni”, por pas nja dy a tre rrahjeve mbeteni pa frymë? Ju besdis akoma ta zhysni kokën në ujë. Bëni kurse për mësimin e notit. Për të mësuar të notoni me siguri është e nevojshme të mundni frikën e zhytjes së kokës. Për ta kapërcyer dhe për t’u mësuar me ndjesinë e ujit në fytyrë, provojeni fillimisht, me këmbë në tokë, në fillim me sy të mbyllur dhe më pas syhapur, për të eksperimentuar se ç’ndodh kur shfryni ajrin me hundë dhe më pas me gojë. Fillimisht, mos përdorni syzet e zhytjes. Pastaj, kur të keni mësuar, mund t’i përdorni ato, nëse parashikohet notim i gjatë.
  • Në pishinë bëni kilometra të tëra, ndërsa në det nuk arrini të shtyheni më larg se aty ku ju arrijnë këmbët? Notimi në një pishinë jep një ndjesi sigurie më të madhe, sepse kur je e lodhur mund të mbështeteni te bordurat, ose te litarët plluskues që përcaktojnë korsitë. Ndërsa në det nuk ka pika referimi të sakta, por në të vërtetë levizjet janë më pak të lodhshme, sepse uji i kripur është më i dendur dhe si rrjedhojë plluskohet më shumë.

“Ëndërroni një trup si sirenë? Alternoni notin me shpinë, stilin e lirë dhe bretkosë. Digjni më shumë se 200 kalori çdo 30 minuta”


Dëshironi të skulpturoni format? Windsurf eshte maksimumi

Woman « Timo Elliott

Është një sport teknik, por që mund të praktikohet nga të gjithë. Zhvillon ekuilibrin dhe koordinimin, si edhe të dhuron ndjesinë sikur jeni duke fluturuar mbi valë. Me pak mësime, do të jeni edhe ju gati për “të fluturuar”

E magjepsur nga velat shumëngjyrëshe që, në horizont, rrëshkasin të lehta mbi ujë sikur të ishin flutura, këtë vit keni vendosur dhe ju të provoni ndjesinë dehëse për të zotëruar valët, duke shfrytëzuar forcën e erës.

Përmirësoni ekuilibrin

  • Windsurf-i stërvit dhe tonifikon të gjithë trupin, sidomos përmirëson ekuilibrin dhe aftësinë e muskujve tuaj për të reaguar ndaj stimujve të jashtëm dhe kushteve të ndryshme, për të manovruar velën, për të kontrolluar drejtimin e tryezës, për të ruajtur ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë në ujë, në mënyrë të veçantë nxisni muskulaturën e këmbëve dhe të vitheve, por edhe të shpinës dhe të shpatullave. Përfshini muskujt antigravitacionalë, d.m.th muskujt që kundërshtojnë forcën e rëndesës: në praktikë, fashat muskulore që e mbajnë trupin drejt dhe ruajnë një qëndim korrekt.

Si fillim, tryezë e madhe dhe velë e vogël

  • Gjerësia, gjatësia dhe aftësia e tryezës me velë duhet të jenë të përshtatshme me peshën, forcën dhe gradën e aftësisë suaj teknike.
  • Nëse sapo e keni nisur karrierën tuaj si serfiste, keni nevojë për një tryezë “të madhe”, që ju jep më shumë qëndrueshmëri, dhe për një velë të vogël dhe të lehtë, që mund të drejtohet me më shumë lehtësi dhe që ju mundëson ta ndryshoni drejtimin pa hasur shumë rezistencë nga era. Sa më e vogël të jetë sipërfaqja e velës, aq më e vogël do të jetë fërkimi me ajrin, pra shtytja: nuk do të jeni e shpejtë, por do të mësoni më mirë dhe më shpejt.
  • Një tryezë mesatare për një fillestar arrin deri në 3 metra gjatësi, ndërsa vela është 4 m2
  • Tuta e zhytjes? Këshillohet që ta vishni gjithmonë, sepse ruan temperaturën e trupit, mbron nga era dhe nga rreziku i kontraktimeve të shkaktuara nga kontakti i papritur i muskujve të tendosur me ujin e ftohtë.
  • Sot tryezat e windsurf-it kanë formën e një bananeje: janë të manovrueshme pa sakrifikuar volumin, d.m.th aftësinë për të nxjerrë nga uji një peshë.

Kur të arrini të merrni erën dhe të manovroni një tryezë me vela, do të arrini të konsumoni edhe 170 kalori në 30 minuta.


Nëse dëshironi “të shkëpusni spinën”: barka me vela ju çliron nga stresi

Viana Sailing

Keni ëndërruar gjithmonë të shëtisni larg, atje ku horizonti distancohet midis blusë së detit dhe të qiellit? Nëpërmjet barkës me vela rizbuloni dimensionin e kohës dhe më se fundi ndiheni e lirë.

Më së fundi e lirë, rrethuar nga bluja, me erën që ju fryn nëpër flokë dhe zhurmën e valëve si sfond muzikor. Vëzhgoni tokën se si largohet dhe, pas kaq shumë kohësh, ndiheni në paqe me vetveten: është magjia e velave.

Mbushuni me qetësi

  • Në timon, sidomos kush udhëton në barkë me vela për argëtim, nuk konsumohen shumë kalori dhe angazhimi i muskujve është i kufizuar. Por, megjithëse nuk nxit muskujt në mënyrë intensive, kur udhëtoni me barkë me vela thithni me plot mushkëri ajrin e pasur me oksigjen dhe jod: më këtë mënyrë çhelmoheni dhe ndihmoni gjithashtu edhe metabolizmin.
  • E pastaj, kur hidhni spirancën në radë, aty ku uji është transparent dhe bluja akoma më e thellë, është e vështirë t’i rezistoni tundimit për të notuar. Deti i hapur dhuron horizonte të pafundme dhe qetëson mendjen.

Nëse doni të bëheni drejtuese e një barke me vela, mësoni kodin

  • Pse në një barkë litarët quhen “tërkuzë, vel”, pjesa e përparme “kiç”? Barka me vela ka “kodin” e saj, një gjuhë shumë e specifikuar, që i nevojitet skipper-it (komandantit) dhe pjestarëve të ekuipazhit të komunikojnë në mënyrë të shpejtë dhe të saktë, si edhe për të koordinuar me siguri çdo lloj manovre, edhe mes zhurmën e erës dhe të detit.
  • Gjatë mësimeve të para, shpesh sapo vini këmbën në bord, instruktori ilustron nomenklaturën, d.m.th si quhen “në zhargon” pjesët e ndryshme të varkës dhe manovrat.
  • Ndonjë shembull? “Vepra e gjallë” është ajo pjesë e barkës e zhytur në ujë, “vepra e vdekur” është ajo që del mbi ujë; “ngrej” do të thotë ta kthesh “kiçin” andej nga fryn era; “anoj” do të thotë ta largosh kiçin nga drejtimi që vjen era; “randa” është vela kryesore, ndërsa “xhufka” është vela e kiçit.
  • l Hapësira të ngushta dhe një komandant i vetëm, skipper-i, që koordinon manovrat në bord. Të udhëtosh me barkë me vela do të thotë të respektosh rolet dhe të bashkëpunosh për sigurinë e të gjithëve.

“Nëse zgjidhni barkat e vogla, keni nevojë për shkathtësi dhe gatishmëri refleksesh. Në ato më të mëdha, je një pjestare aktive e ekuipazhit”


Nëse kërkoni emocione të reja: zhytjet nenujore janë fantastike

Beautiful Woman Dive Underwater in : video stock a tema (100 ...

Kur zhyteni në heshtjen e blusë më të thellë, përkundur nga ritmi i frymëmarrjes suaj, zbuloni kënaqësinë e ngadalësisë. Në kopshitn e magjepsur të fundit të detit, rigjeni ekuilibrin.

Të zbulosh botën misterioze dhe fantastike të thellësive të detit: një parajsë e magjepsur ku lëvizin peshq shumëngjyrësh. Këto janë emocionet që ju dhuron aktiviteti nënujor.

Stërvisni këmbët dhe vithet

  • Zhytjet nën ujë kërkojnë kushte të mira fizike bazë dhe mbi të gjitha nocionet teknike të nevojshme për të drejtuar, në mënyrë vetjake dhe me siguri të plotë, pajimin efikas. Atë që na mundëson të marrim frymë nën ujë. Angazhimi i muskujve nuk është shumë i madh: ka të njëjtat efekte mirëbërëse si edhe noti, por me një konsumim më të vogël të energjisë, sepse lëvizet më ngadalë. Në këtë aktivitet stërvisni më shumë këmbët dhe vithet, nëpërmjet lëvizjeve të pendëve të vendosura në këmbë.
  • Zhytja ka të njëjtat efekte si një terapi antistres. Qetëson mendjen dhe trupin. E përkundur nga ritmi i frymëmarrjes, lëvizni në një ambjent plot jetë, por të qetë dhe të heshtur.

Nën ujë pa shumë mundim

  • Kur zhyteni duhet të kundërshtoni presionin e ujit që ju shtyn drejt fundit dhe prirjen e trupit për të plluskuar që, i favorizuar edhe nga tuta e zhytjes, ju bën të ngjiteni në sipërfaqe. Si? Teknika dhe pajimet ju mundësojnë të “ruani vendosjen”, me pak fjalë të zhvendoseni nëpër ujë duke ruajtur të njëjtën kuotë thellësie, d.m.th. pa u ngjitur dhe pa zbritur, dhe për të notuar në mënyrë horizontale. Në këtë mënyrë nuk keni asnjë lodhje e mundim.

Kursi është thelbësor

  • Për këto arsye kursi është shumë i domosdoshëm: duhet të mësoni se si të drejtoni dhe të përdorni në mënyrën e duhur bombolat dhe pajimet e tjera dhe të kuptoni çfarë ndodh me trupin tuaj kur zhytet. Përveç kësaj, duhet të dini të përballeni me të papriturat që mund t’ju ndodhin nën ujë, një ambjent natyral plot jetë dhe në lëvizje të vazhdueshme, dhe si t’i zgjidhni pa u tronditur. Për shembull, mund të ndodhë që t’ju futet ujë në maskën e pashtrënguar mirë: përveç ndjesisë së bezdishme, pengon pamjen dhe krijon mendimin e humbjes së orientimit. Në kurs mësohet se si ta zbrazni.

Bombolat dhe pajimet e tjera: pa to nuk merrni dot frymë

  • Është një sport ku pajimet kanë një rol thelbësor, sepse ju mundësojnë të merni frymë nën ujë. Në fakt, përdoren bombola me ajër të kompresuar që, nëpërmjet një tubi, ju furnizojnë me ajër.
  • Nuk ka zhytës pa tuta zhytjeje: ruan temperaturën e trupit dhe ju mbron nga gërvishtjet ose plagët.
  • Maskat dhe pendët: e para duhet të jetë e rehatshme dhe të sigurojë një pamje të mirë. Të dytat janë më të mëdha dhe më të gjata: duhet të garantojnë një shtytje më të madhe, sepse peshës së trupit i shtohet edhe ajo e pajimeve.
  • Aksesor i domosdoshëm, Gav-i: një xhaketë i pajisur me dhoma ajri. Mbushen nëpërmjet kamxhikut, një tub i llidhur me bombolën. Ju ndihmon të ruani asseto nën ujë dhe të plluskoni në sipërfaqe.
  • Peshat: një rrip ku është ndërfutur plumb, që lidhet në mes për të kundërshtuar shtytjen e plluskimit.

Nuk ju bën të digjni kalori, por, ashtu si edhe noti, ju ndihmon të tonifikoni këmbët dhe vithet. Për më tepër, zhytjet nën ujë ju qetësojnë mendjen dhe shpirtin.

Start typing and press Enter to search