Ruajtja e natyrës është një prioritet. Ja se si, në kopshtin tuaj, mund të jetoni në harmoni me natyrën.
Për të patur një kopsht ekologjik, nuk do të thotë vetëm të përdoren mjete bio. Duhet marrë parasysh një proçes i tërë për t’u vënë në zbatim, para se të arrihet një ekuilibër midis florës dhe faunës. Toka është një botë plot jetë, që përmban elemente të dobishme, mikro-organizma, krimba toke që punojnë, fertilizojnë, drenazhojnë dhe pasurojnë tokën, duke lëshuar jashtëqitjet e tyre. Meqë e gjithë kjo ndodh në shtresën sipërfaqësore të tokës, është mirë që toka mos të kthehet në thellësi, por të ajroset nëpërmjet një beli biologjik.
Mbroni dhe ushqeni tokën
- Një nga masat kyçe për ruajtjen e një kopshti është që asnjëherë të mos e lini tokën pa mbrojtje. Rrezet ultravjollcë e sterilizojnë tokën, era e than, ndërsa uji depërton me vështirësi deri te rrënjët. Pra, përgatitja që do të hidhet mbi sipërfaqen e tokës duhet të luajë një rol ushqyes dhe mbrojtës.
- Së fundi, që kopshti të jetë me të vërtetë i shëndetshëm, është e rëndësishme që të tërhiqni kafshë të egra (zogj, iriqë…), që do ta ruajnë nga insektet e padëshirueshme (kërmij, larva…).
- Nga ana tjetër, insektet pjalmizues duhet të mbrohen. Më e mira ndërmjet tyre, grerëza, është më aktive se bleta. Në kundërshtim me idetë e krijuara, pickon shumë rrallë.