Ritualet e bukurise ne mengjes

Shume prej nesh e nisin diten duke fikur zilen dhe duke vrapuar neper shtepi per t’u bere gati per nje dite te re. Disa te tjere zgjohen para se te bjere zilja dhe kane kohe te shijojne nje kafe te mire sapo hapin syte. Pavaresisht se ne cilin grup ben pjese, jane disa rituale qe eshte mire t’i beni cdo dite.

Pastrimi i fytyrës: ja gjesti i parë i përditshëm

  • Pastrimi i kujdesshëm i fytyrës sapo zgjoheni është një gjest i domosdoshëm për ta mbajtur lëkurën të re, të pastër dhe të shndritshme. Dhe nuk duhet të hiqni dorë as nga pastrimi në darkë, përpara se të shtriheni, sepse duhet të hiqni grumbullimet e yndyrës që lëkura ka prodhuar gjatë natës. Kështu poret mbyllen, duke u hapur rrugën pikave të zeza ose acarimeve.
  • Çdo pjesë të fytyrës konsiderojeni si një zonë gjeografike ndryshe nga zona tjetër dhe trajtojeni si të tillë. Konturi i syve është pjesa më e hollë dhe ka nevojë për më shumë delikatesë. Ndërsa në pjesën e hundës dhe mjekrës pastruesin masazhojeni më me shumë forcë.

Parapëlqeni dushin në vend të banjës

  • Të freskon dhe të zgjon nga gjumi. Dushi në mëngjes është një zakon që të karikon me energji. Dhe të futesh nën ujin e rrjedhshëm sesa në vaskën e banjës ju lejon të shpejtoni kohën dhe t’i hiqni tërësisht të gjitha papastërtitë që, gjatë natës, janë grumbulluar në lëkurë (yndyrë dhe djersë). Dushi duhet të zgjasë maksimumi 10 minuta dhe parashikon një temperaturë mesatare (asnjëherë mbi 32 gradë), për të shmangur zgjerimin e enëve të gjakut, të cilat shkaktojnë dëme në qarkullim dhe ulje të presionit.
  • Mos harroni ta mbyllni rubinetin kur përdorni sapun ose shampo, në mënyrë që detergjenti të mos shpëlahet menjëherë.
NATURAL LOOK MAKEUP - OROGOLD Cosmetics

Përpara se të dilni bëni një makijazh ultralight

  • Përpara se të bëni grimin, përhapni gjithnjë në fytyrë dhe në pjesën e dekoltesë një krem dite hidratues të pasur me filtra UV, që t’i ndihmojë indet e lëkurës ta mbajnë ujin dhe që t’ju mbrojnë nga fotoplakja. Aplikojeni, lëreni të depërtojë dhe tepricat tamponojini me nje shami letre për ta ngjitur më mirë krempudrën. Përhapeni me kujdes që të mos ketë ndërprerje ngjyre.
  • Më pas kaloni te hijezuesi, zgjidheni në nuanca që të përshtaten me ngjyrën tuaj natyrale, i cili i jep intensitet shikimit pa e rënduar me rimel të zi.
  • Për ta përfunduar, buzët lyejini me shkëlqyes ose buzëkuq jo shumë të dukshëm.

Hani gjithmone mengjes

Fara chia dhe tershere: kombinimi perfekt per hollimin e belit

Kur hani mëngjes i siguroni trupit tuaj forcë dhe energji, nderkohe qe çaji, kafeja, frutat dhe drithërat janë një ilaç i sigurt edhe për bukurinë tuaj. Me shume lexoni duke klikuar ketu.

Lengjet me te mira per te shmangur rrudhat

15 benefits of drinking water and other water facts

Duke pire lengje, ne e ndihmojme lekuren tone te qendroje e re. Lengjet e mbështesin epidermën dhe mënjanojnë “gropat”. Hidratimi i brendshëm është lëvizja e duhur për të larguar shfaqjen e rrudhave. Cilat jane? Zbulojini duke klikuar ketu.

Start typing and press Enter to search