Nje antipaste vertete interesante dhe terheqese. E pershtatshme pe stinen e veres, per nje dreke te kendshme ne ballkon ose verande.
Përbërësit për 4 persona:
- 16 domate të vogla,
- 1 patate e madhe,
- 1 misër i zier,
- 1 spec i verdhë,
- 8 kunguj të vegjël,
- vaj ulliri,
- kripë,
- piper
Menyra e pergatitjes:
- Qëroni pataten, lajeni dhe priteni për së gjati, në feta shumë të holla.
- Pritni në copa të vogla edhe misrin dhe kungujt e larë.
- Lani domatet dhe specin. Këtë të fundit priteni në copa katrore.
- Në një shkop prej druri fusni perimet e përgatitura, duke i alternuar: një copë misër, një domate, një fetë kungull, spec, një fetë patate e rrotulluar si cigare…
- Vazhdoni kështu derisa të mbushni 8 shkopinj. Lyejini me vajin e ullirit, hidhuni piper dhe skuqini në një tigan, ose piqini në skarë ose në furrë.