Pergatisni vete nje akullore me mjaltë dhe zbukurojeni me luleshtrydhe (me mire nese jane te vogla) dhe sheqer të djegur.
Përbërësit për 4 persona:
- 2 të verdha veze,
- 1 e bardhë,
- 370 ml qumësht,
- 250 g mjaltë,
- 250 g panë,
- 1 kuti me luleshtrydhe pylli,
- Për karamelin: 125 g sheqer dhe 30 g ujë.
Menyra e pergatitjes
- Rrihni të verdhat e vezëve dhe të bardhën me pak kripë derisa përgatesa të bëhet e njëtrajtshme.
- Në një tenxhere vakni qumështin me mjaltin. Bashkoni vezët dhe gatuajeni në banjëmari duke i përzier, për të trashur kremin.
- Hiqeni nga zjarri, shtoni panën dhe lëreni të ftohet.
- Për karamelin, shkrini sheqerin me ujë, në një temperaturë të ulët. Kur masa të zverdhet, vendoseni tenxheren në ujë të ftohtë për të ndalur gatimin. Fusni një pirun tek karameli: nëse shurupi ka dendësinë e duhur, duke e ngritur, duhet të krijohen disa fije.
- Akulloren servireni duke i hedhur sipër luleshtrydhet dhe fijet e sheqerit të djegur.