Sallate me makarona dhe sardele

  • Përgatitja: 20 minuta
  • Gatimi: 12 minuta

Përbërësit për 6 persona

  • 400 g makarona shtëpie;
  • 12 fileto sardelesh në vaj ulliri;
  • 250 g domate qershi;
  • 40 g kapari në uthull;
  • 60 g ullinj të zinj pa bërthamë;
  • 40 g djathë parmixhano në kubikë;
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 2 thelpinj hudhre;
  • 1 tufëz borzilok;
  • disa pika vaj me spec djegës;
  • kripë e trashë;
  • piper
Burimi: Revista Femra Moderne, print, nr. 183

Menyra e pergatitjes:

  • Ziejini makaronat “al dente” në shumë ujë të valuar me kripë, duke patur parasysh kohën e zierjes në etiketë, rreth 12 minuta zakonisht.
  • Ndërkohë, shpëlani filetot e sardeleve nën ujë të ngrohtë, që t’u hiqni kripën. Thajini me letër thithëse. Vendosini në një sallatierë me thelpinjtë e qëruar dhe të shtypur të hudhrës, kaparit dhe ullinjtë.
  • Pritini domatet e vogla në dy pjesë. Shtojini në sallatierë. Spërkatini me 4 lugë gjelle vaj. Kriposini lehtas. Piperosini me piper të sapobluar.
  • Kulloni me kujdes makaronat. Shtojini sa janë të ngrohta në sallatierë. Përziejini mirë, pastaj lërini të ftohen.
  • Në momentin e servirjes, spërkatini me vajin e mbetur dhe disa pika vaj të piperosur. Përziejini sërish. Hidhuni sipër copat e djathit dhe gjethet e borzilokut.
  • Shijojeni në temperaturë ambjenti.

Me dietikja

Me vetëm 450 kalori për racion, kjo sallatë ju premton plot energji, me kusht që makaronat t’i zieni “al dente”, sepse makaronat shumë të ziera asimilohen si sheqerna të thjeshta.

Start typing and press Enter to search