Hap pas hapi: Si të rritni borzilok në shtëpi gjatë gjithë vitit

Borziloku është një bimë që nuk kërkon shumë përkujdesje dhe përshtatet me shumë lehtësi edhe mbi një parmak të thjeshtë.

  • Duhet të dini që, ekzistojnë disa teknika për të pasur borzilok të freskët në shtëpi gjatë gjithë vitit.
  • Cikli natyral i bimës na thotë që periudha më e mirë për të mbjellë farat jashtë është rreth fundit të majit dhe që gjethet e kësaj bime të shkëlqyer aromatike rriten, e shumta deri në fund të tetorit.
  • Megjithatë, në muajt më të ftohtë mund ta spostoni borzilokun tuaj në vazo pranë mureve të shtëpisë, sa më larg nga korentet e ajrit dhe aq më mirë nëse drejtpërdrejt në diell.
  • Një sekret tjetër është që ta mbështjellim vazon më një copë pambuku më qëllim që dheu të mos ngrijë. Duhet ta lagni bimën pak nga pak dhe vetëm në orët më të nxehta të ditës.
  • Nëse jetoni në zonë të ftohtë, ku temperaturat e natës mund të jenë shumë të ulëta, atëherë më mirë ta spostoni bimën tuaj në shtëpi dhe të zgjidhni një pozicion me diell dhe me një temperaturë të qëndrueshme dhe të butë (larg si nga kaloriferët ashtu edhe nga korentet e ajrit të ftohtë, p.sh dyert).
  • Kontrolloni që dheu të jetë gjithmonë i njomë, në këtë mënyrë bima e borzilokut do të shtohet edhe në dimër, edhe pse më pak e më ngadalë se sa në verë.
  • Kujdes, sigurohuni gjithmonë që të ketë shumë dritë, përndryshe gjethet e borzilokut tuaj do të rriten të vogla dhe pa shumë aromë. 
How to Plant and Grow Basil | Gardener's Path

Start typing and press Enter to search