Koronavirusi që shkakton COVID-19 përhapet kryesisht nga personi në person. Kur dikush që është i infektuar kollitet ose teshtit, ata pëhapin në ajër pikla që përmbajnë virusin. Një person i shëndetshëm mund të marrë frymë në aty pranë. Gjithashtu virusi mund të merret nëse prekni një sipërfaqe ose objekt që ka virusin mbi të dhe pastaj prekni gojën, hundën ose sytë.
Koronavirusi mund të jetojë për orë të tëra në sipërfaqe si ato te kuzhines dhe dorezat e dyerve. Sa kohë mbijeton varet nga materiali i sipërfaqes.
Këtu keni një udhëzues për sa kohë koronaviruset (familja e viruseve që përfshin edhe atë që shkakton COVID-19) mund të jetojnë në disa nga sipërfaqet që ndoshta prekni çdo ditë. Mbani në mend se studiuesit kanë ende shumë për të mësuar rreth koronavirusit të ri. Por ka më shumë gjasa që ta merrni nga të qenit pranë dikujt që e ka atë, sesa nga të prekurit e një sipërfaqe të kontaminuar.
Lloje të ndryshme të sipërfaqeve
Metal
Shembuj: doreza e deres, bizhuteri, argjendurina
5 dite
Dru
Shembuj: mobilje, stolisje
4 ditë
Plastikë
Shembuj: shishe/ enë plastike dhe shishe detergjentesh, vende në autobus, çanta shpine, butona ashensori
2 deri në 3 ditë
Çelik inox
Shembuj: frigoriferë, enë dhe tigan, lavaman
2 deri në 3 ditë
Karton
Shembuj: kuti transporti
24 ore
Bakër
Shembuj: monedha, çajnik, enë gatimi
4 ore
Alumin
Shembuj: kanaçe, leter alumini, shishe uji
2 deri në 8 orë
Qelq
Shembuj: gota për pirje, gota matëse, pasqyra, dritare
Deri në 5 ditë
Qeramikë
Shembuj: enë të ndryshme
5 dite
Letër
Shembuj: posta, gazeta
Koha ndryshon. Disa nga llojet e koronavirusit jetojnë vetëm disa minuta në letër, ndërsa të tjerët jetojnë deri në 5 ditë.
Ushqim
Shembuj: porosi, prodhim
Coronavirus nuk duket se përhapet përmes ushqimit.
Ujë
Coronavirus nuk është gjetur në ujë të pijshëm. Ujësjellësit zakonisht e filtrojne dhe dezinfekton ujin, veprim i cili duhet të vrasë çdo mikrob.
Pëlhura
Shembuj: rroba, çarçafe
Nuk ka shumë hulumtime në lidhje me sa kohë virusi jeton në pëlhurë, por ka të ngjarë të mos jetë aq sa në sipërfaqe të forta.
Këpucët
Një studim testoi këpucët e stafit mjekësor në një njësi të kujdesit intensiv spitalor ne kinë (ICU) dhe zbuloi se gjysma ishte pozitive për acidet nukleike nga virusi. Por nuk është e qartë nëse këto pjesë të virusit shkaktojnë infeksion. Reparti i përgjithshëm i spitalit, i cili kishte njerëz me raste më të buta, ishte më pak i ndotur se ICU.
Lëkura dhe flokët
Ende nuk ka ndonjë hulumtim se sa kohë mund të jetojë virusi në lëkurën ose flokët tuaj. Rinoviruset, të cilat shkaktojnë ftohje, mbijetojnë për orë të tëra. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lani ose dezinfektoni duart tuaja, të cilat ka shumë të ngjarë të vijnë në kontakt me sipërfaqet e kontaminuara.
Çfarë mund të bëni
Për të zvogëluar mundësinë e kapjes ose përhapjes së koronavirusit, pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet e zakonshme në shtëpinë dhe zyrën tuaj çdo ditë. Përdorni një dezinfektues shtëpiak. Nëse sipërfaqet janë të pista, pastroni në fillim me sapun dhe ujë dhe më pas dezinfektojini ato. Lexoni ketu: Si të bëni vetë dezinfektues me përbërësin që e kemi të gjithë në shtëpi
- Mbani Coronavirusin sa me larg. Lexoni ketu disa keshilla.
Koronavirusi dhe temperatura
Studiuesit po studiojnë nëse ekspozimi ndaj nxehtësisë, të ftohtit ose rrezet e diellit ndikojnë se sa kohë jeton virusi i ri në sipërfaqe.
Qëndrueshmëria e koronavirusit
Shkencëtarët gjithashtu nuk e dinë se sa virusi duhet për të shkaktuar një infeksion. Edhe nëse një sasi e vogël zgjat në sipërfaqe me ditë, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për t’ju bërë të sëmurë.