Ndiqni keto keshilla per ta mbajtur Coronavirusin sa me larg shtepise tuaj
- Mbani sipërfaqet e pastra, edhe nëse të gjithë në shtëpinë tuaj janë të shëndetshëm. Personat që janë të infektuar mund të mos shfaqin simptoma, por ata akoma mund të përhapin virusin.
- Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 20 sekonda pasi të vizitoni farmacinë ose supermarketin.
- Eshtë një ide e mirë të lani frutat dhe perimet nën ujë të rrjedhshëm para se t’i hani ato. Ferkojini ato me një furçë ose me duart tuaja për të hequr çdo mikrob që mund të jetë në sipërfaqe.
- Nuk ka asnjë provë që dikush e ka marrë virusin nga paketimi i ushqimit. Por nëse dëshironi, mund të pastroni enët e ngrënies ose sendet ushqimore dhe t’i lini të thahen.
- Lani ose dezinfektoni çanta ushqimore të riciklueshme pas çdo përdorimi.
- Lani shpesh rrobat dhe mbulesat, duke përdorur ujin më të ngrohtë që rekomandon prodhuesi. Thajini plotësisht.
- Vishni doreza kur merreni me rrobat e një personi të sëmurë. Hidhini ato kur të keni mbaruar dhe lani duart tuaja.
- Lani duart pasi të keni marre postën ose një pako.
- Nëse dëshironi, mund të dezinfektoni shollat e këpucëve dhe të shmangni veshjen e tyre brenda.