“Pse nuk të duket barku?”, Gigi Hadid tregon më shumë për shtatzëninë e saj

Modelja e njohur, Gigi Hadid ka folur si rrallëherë për shtatzëninë dhe emocionet e pritjes së ëmbël.

E pyetur gjatë një interviste se pse barku i saj nuk dallohet, 25-vjeçarja ka pohuar se rrobat e ndihmojnë të duket ndryshe, por pas fotove të publikuara në ‘Instagram’ e vërteta është shumë ndryshe, duke lënë të kuptohet se forma e barkut të rrumbullakosur duket qartë tanimë.
“Ky kënd dhe xhupi bëjnë për një iluzion optik. Nga ana tjetër është një histori ndryshe”, ka pohuar Gigi. Ajo ka shtuar se ndihet shumë e lumtur këtë periudhë dhe se i vlerëson të gjitha urimet dhe komentet e fansave.