Duka dhe Dukesha e Sussex morën disa lajme të trishtueshme ditën e djeshme, pasi u zbulua se 360 elefantë ngrordhën për shkaqe misterioze në Botsvana. Afrika ruan një vend shumë të veçantë në zemrat e çiftit.
Meghan dhe Harry shkuan për herë të parë bashkë atje në vitin 2017-të, për të punuar me “Elephants Without Borders”, një organizatë bamirëse e cila ndihmon në parandalimin e vrasjes së elefantëve.
Pikërisht këtu princi Chales çoi Harry-n dhe William-in, pas vdekjes së nënës së tyre, princeshës Diana në 1997-ën, duke u munduar që t’ua largojë disi dhimbjen. Prandaj edhe ky lajm i pikëlloi Harry-n dhe Meghan-in.
Ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë i ngordhjes së elefantëve, por dyshohet se në këtë zonë ka substanca toksike.