Ndahet nga jeta Ennio Morricone, kompozitori fitues i Çmimit Oscar

Ennio Morricone, fituesi i Çmimit Oscar ka ndërruar jetë gjatë natës në një klinikë në kryeqytetin Romë, në moshën 91-vjeçare.

Nje aksident ishte shkaku i humbjes se jetes se kompozitorit dhe dirigjentit te famshem.

Muzikanti dhe kompozitori kishte një jetë të pasur artistike ku veprat e tij do të mbesin gjatë ndër breza. Ai ishte autori i kompozimeve muzikore si në filmat  “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.

Kompozitori italian, ka marrë pjesë me muzikën e tij në më shumë se 500 filma. I njohur si “Maestro”, ai gjithashtu mori një Oscar nderi në 2007 (i paraqitur nga Clint Eastwood) për “kontributet e tij madhështore dhe të shumëanshme në artin e muzikës së filmit”. Gjithashtu ai mblodhi 11 çmime David di Donatello, nderimet më të larta të filmit në Itali.

Start typing and press Enter to search