Elbi, i domosdoshem per shendetin e trurit dhe zemres

Elbi permban sheqerna dhe një sasi të mirë kripërash minerale të ndryshme. Janë të gjitha karburante të çmuara, kur lodhja mendore fillon të ndjehet. Si përdoret? Ndiqni këshillat tona.

Si gjendet

Elbi është një drith, që gjendet në treg në formë pak a shumë të rafinuar. Tipi më “natyral” është ai integral, nga i cili hiqen vetëm pjesët e jashtme. Mund t’i gjeni edhe në formën “me rruaza”, d.m.th i zbardhuar dhe i privuar nga të gjitha shtresat fibroze, dhe në formën “pa lëkurë”, që pëson një përpunim të mesëm midis atij integral dhe “me rruaza”.

Gjatë verës, më shumë freski

Midis vetive të elbit bëjnë pjesë edhe ato rimineralizuese dhe freskuese. Në fakt, përveç fosforit dhe magnezit, ai përmban sasi të mira kaliumi, hekuri dhe silici. Ky i fundit ka funksion qetësues, pra lufton stresin, gjithashtu stimulon me efikasitet rritjen (prandaj elbi është ideal në ushqimin e adoleshentëve). Tretshmëria e lehtë, pasuria me kripëra dhe përbërja fibroze, i japin këtij drithi edhe veti freskuese: pas një djersitjeje, një sforcimi fizik ose thjesht, nëse ndjeheni tepër e nxehtë, ajo që duhet është një sallatë e freskët me elb.

Ricetta Insalata di orzo - La Ricetta della Cucina Imperfetta
Elbi ka avantazhin e “të dhënit”: 50 g janë një racion i mirë. Pasi ta keni zier, rregullojeni me bimë aromatike dhe perime të prera në kubikë. Ose me të njëjta perime të ruajtura nën vaj, që i përdorni për sallatën me oriz.

Një furnizim i mirë fibrash

Elbi përmban shumë fibra ushqyese: një hektogram elb sjell një të tretën e fibrave të nevojshme gjatë ditës (9,2 g nga 30 që këshillohen). Janë fibra të tretshme, që “mbushin” stomakun, duke shkaktuar një ndjesi ngopjeje. Por, mbi të gjitha, që pengojnë përthithjen e glukozës, duke mbajtur konstante gliceminë dhe duke kryer një funksion pozitiv në kontrollimin e kolesterolit.

Gatuajeni kështu

Nuk kemi ç’të themi: më praktike është elbi “me rruaza”, sepse nuk ka nevojë të lihet në ujë dhe zien brenda 30 minutave. Koha zgjatet, kur është fjala për elbin integral. Që ka nevojë të lihet në ujë një natë përpara se të gatuhet ditën tjetër për më shumë se një orë. Elbi pa lëkurë ka nevojë të lihet në ujë përreth 6 orë dhe zien për 40 minuta. Tepër? Përdorni tenxheren me presion: kohërat përgjysmohen! Pasi ta zieni, përdoreni njësoj sikur të jetë oriz: sallatë, i shtuar në një supë ose i thatë, rregulluar me salca bimore.

Proteina për zemrën

Elbi është drithi më i pasur me proteina, esenciale për ndërtimin e indit muskulor. Proteina e tij kryesore është ordeina, që kryen një funksion të ngjashëm me hormonin adrenalinë, e çmuar sidomos për veprimin e saj kardiotonik.

Për t’u pirë

Barley Drink (薏米水 Yimi Shui) | MKL

Nga malti (që përftohet, duke fermentuar kokrrat e elbit) nxirret birra dhe uiski. Por kokrrizat e pjekura dhe të bluara janë të mira për t’ia shtuar qumështit, në vend të kakaos, ose për të zëvendësuar kafen.

Start typing and press Enter to search