Shisha karkalecash deti të mbështjella me proshutë

Përgatitje: 20 minuta
Gatimi: 6 minuta

Përbërësit për 4 persona:

  • 12 karkaleca deti të mëdhenj;
  • 12 fileto proshute (80 g);
  • 2 degë rozmarine;
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri;
  • pak arrëmyshk; piper.

Menyra e pergatitjes:

  • Qëroni karkalecat: hiquni kokën, thyejuni zhguallin duke ushtruar forcë mbi unaza. Nxirrni mishin, duke ruajtur bishtin. Hiqni edhe fijen e zezë.
  • Parangroheni furrën te grila. Përziejeni vajin me arrëmyshkun dhe rozmarinën e grirë. Ngjyeni në të karkalecat.
    Mbështillini një për një me filetot e proshutës. Ngulini nga dy në shisha.
  • Vendosini shishat në tavën e vajosur të furrës. Piqini nën skarë, 3 minuta nga secila anë.
  • Piperosini dhe shërbejini të ngrohta.

Burimi: Revista Femra Moderne

Start typing and press Enter to search