Cfare kuptimi ka unaza që mbani në gisht

Zbuloni se cfare kuptimi ka unaza që mbani në gisht: zgjedhja juaj nuk është e rastësishme.

Me duart mund të bëhet gjithçka, përkëdhelet, mund të luhet një instrument, komunikohet, transmetohet dhe merret energji. Ato janë antenat tona, zonat më të ndjeshme të trupit, më aktivet, por edhe më të prekshmet. Për këtë arsye, të vjetrit mësuan “t’i vishnin” me materiale magjike mbrojtëse, fildish dhe zhad, metale dhe gurë të çmuar. Lind kështu unaza, në mitin grek është shpikje e heroit Promete, ai që i çon njerëzve zjarrin e vjedhur nga zotat.

Simbol i dashurisë dhe fuqisë, unaza është mjeti magjik i mbrojtjes kundër energjive negative të ambjentit.

  • Secilit e tija. Zgjedhja e unazës (përmasat, forma, dora dhe gishti) ka një kuptim të saktë, që ndoshta zbulon një anë ende të errët të personalitetit. Pa vetëdije, e vendosim unazën në këtë apo në atë gisht, në dorën e djathtë ose të majtë, sepse janë më të pambrojturat, simbolikisht të lidhura me një cilësi munguese ose me një sferë të ekzistencës; dashuri, shëndet, punë; në fazë negative.
  • Interpretimi. Shikoni unazat që keni vënë. Kërkoni në korrespondencat e propozuara atë që është më e afërt me rastin tuaj dhe do të zbuloni një anë të fshehtë të karakterit.

Zgjedhja e unazës

  • E madhe dhe e dukshme: keni frikë të tregoni unin tuaj të vërtetë. Pasiguria ju parambyll shumë eksperienca interesante.
  • E vogël dhe pak e dukshme: besoni tek vetvetja dhe jeni të ndërgjegjshme për aftësitë dhe limitet tuaja.

Zgjedhja e dorës

  • E majta: intuitive dhe me fantazi, i jepni rëndësi të madhe ndjenjave. Keni cilësi të bukura, të fshehura nga mungesa e vetëvlerësimit.
  • E djathta: racionale dhe konkrete, keni karakter. E dini çfarë kërkoni nga jeta dhe bëni gjithçka për t’ia arritur.

Nëse i mbani unazat  në dorën e majtë  dhe në veçanti në gishtin:

  • Tregues
    Të pasigurta dhe të uritura për lavdërime, jeni tepër të ndjeshme ndaj gjykimit të të tjerëve, sidomos nëse është pozitiv. Idealizmi, besimi dhe zemërgjerësia janë në nivelet maksimale. Mëlçia delikate.
  • E mesëm
    Malinkonike dhe pesimiste, kultivoni mendime të trishtuara dhe nuk i jepni shumë hapësirë ëndrrave. Pasiguri, frika, mosbesim në mundësitë personale. Tretje e vështirë.
  • E unazës
    Çështjet e zemrës janë gjithmonë në fillim të mendimeve tuaja. Për të dhënë maksimumin tuaj keni nevojë të ndjeheni e dashuruar, përndryshe ftoheni menjëherë. Tregoni kujdes me shikimin.
  • E vogël
    Mund të bënit më shumë, nëse s’do të ishit përtace. Mbi ju vazhdon të rëndojë ndikimi i prindërve. Hiperndjeshmëri, ndonjë vështirësi për të komunikuar me botën e jashtme. Përtaci të zorrëve, prirje ndaj rrufës.

Nëse i mbani unazat  në dorën e djathtë  dhe në veçanti në gishtin:

  • Tregues
    Ambicia është shtysa që ju çon drejt suksesit. Synoni një pozicion të ngritur shoqëror. Kujdes mos shisni fatin tuaj. Probleme me mëlçinë.
  • E mesëm
    Serioze, të besueshme, jeni të lindura për të bërë kërkime dhe për të studiuar. E meta juaj më e keqe është ngurtësia. Jeni të zonjat, por nuk mund të pretendoni që të tjerët t’ju ngjajnë. Malcime të stomakut.
  • E unazës
    Keni tonelata dashurie për të dhuruar, por jeni tepër krenare për të kërkuar. Shprehja artistike është një valvul shfryrjeje shumë e mirë për emocionet tuaja. Dridhje të mundshme.
  • E vogël
    Inteligjente dhe të gjithanshme, jeni të prera për biznese, shkruani dhe flisni shumë mirë dhe dini të jeni bindëse. Kontrolloni sistemin nervor: acarueshmërinë, pagjumësinë.

Një gur për çdo shenjë horoskopi

  • Dashi: rubin, diaspër, sardonik.
  • Demi: smerald, koral rozë, bruz.
  • Binjaket: beril, agat, kalcedon.
  • Gaforrja: perla, kristal, selenit.
  • Luani: qelibar, topaz, diamant.
  • Virgjeresha: agat, diaspër, aventurin.
  • Peshorja: zhad, zafir, malakit.
  • Akrepi: hematit, lavë, oksidian.
  • Shigjetari: dispër jeshil, lapislazul, ametist.
  • Bricjapi: oniks, diaspër, oksidian.
  • Ujori: zafir, zirkon, lapislazul.
  • Peshqit: akuamarin, turmalinë, beril.

femra-moderne.com