Çfarë tregojnë gjestet

Gjestet na ndihmojne te kuptojme jo vetem veten, por do zbulojme me shume edhe per njerezit qe kemi perballe.

Të mbështesësh syzet mbi buzë

Është një nga gjestet me te zakonshme, që le të kuptojë nevojën për t’u ndjerë i sigurt për atë çfarë thuhet ose po ndodh. Në këtë rast shndërrohen në një “burim” që tregon dëshirën për t’u kthyer në të kaluarën, kur çdo siklet kompensohej në këtë mënyrë.

Të prekësh manshtetat ose cepat e këmishës

Bashkëbiseduesi ynë ndihet në siklet dhe kërkon me çdo kusht të sillet në mënyrë që të jetë i pranueshëm nga të tjerët. Është një veprim që shoqërohet shpesh nga një buzëqeshje: kjo e fundit nuk shpreh qetësi shpirtërore, por ankth dhe nervozizëm.

Të prekësh kravatën ose cepin e xhaketës

Është një sinjal tipik mashkullor që tregon një qëndrim joshës, por në të njëjtën kohë pasiguri në aftësitë e vërteta prej Don Zhuani. Kush rri përballë nesh do që të na tërheqë vëmendjen më shumë me pamjen e jashtme se sa me sjelljen e tij.

Të heqësh fije flokësh nga rrobat që ke veshur

Bashkëbiseduesi po tenton të fshehë ndjenjat e tij sekrete. Është e vërtetë që gjatë këtij veprimi ai ul sytë. Nuk është aspak dakort me atë që dëgjon, por nuk ka kurajo të kundërvihet me kritika ose të shprehë mendimin e tij të vërtetë.

Të rrotullosh unazën në gisht

Një lëvizje kjo që tregon hutim: situata e krijuar është burim sikleti. Mund të fshehë nevojën e një përzemërsie ndoshta nga ana e partnerit. Por mund të shprehë edhe ndonjë problem në marrëdhëniet çift, veçanërisht nëse ndodh në prezencën e një personi të një gjinie tjetër, që nuk është partneri.

Të prekësh vazhdimisht orën

Kur gjendemi përballë dikujt që përsërit këtë gjest, mund të kuptojmë se bëhet fjalë për një njeri të dhënë pas parasë, dhe i padurueshëm. Nuk i pëlqejnë njerëzit me të cilën s’bën gjë tjetër veçse humbet kohën. Prandaj është e këshillueshme që të keni kujdes që në fillim me persona të tillë.

Të luash me stilolaps

Ky objekt ka domethënie simbolike mashkullore, agresive, penetruese: duke luajtur me këtë send, tregon dëshirën dhe nevojën për t’u afirmuar edhe në një situatë të vështirë. Në më të keqen e hipotezave kush kryen këtë veprim shpreh qëndrimin armiqësor kundrejt personit që ka përballë.

Të luash i shkujdesur me cigaren

Kuptimet mund të jenë të ndryshme: varet nga mënyra e mbajtjes së cigares. Nëse është drejtuar me pjesën e ndezur drejt bashkëbiseduesit, ka agresivitet. Nëse në të kundërt, mbahet gishtave, do të thotë që personi ka qëllime joshëse.

femra-moderne.com