Intervistë / Marina Fara: Sekretet e mia të bukurisë

Marina është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura nëpër rrjetet sociale, duke mahnitur dhe çuditur ndjekësit e saj me bukurinë e veçantë dhe tipin pozitiv e të hareshëm. Të gjithë e njohin si vajza e Eli Farës dhe asaj i pëlqen shumë të identifikohet në këtë mënyrë, pasi këngëtarja korçare është idhulli dhe shembulli i së bijës.

Intervistoi: Rea Hyseni

Shpesh Marina është pjesë e mediave rozë me tituj “bombastikë” dhe provokues, me lajme që në të vërtetë s’mund të quhen të tilla, por kjo nuk e shqetëson shumë Marinën, pasi mundohet t’i marri me sportivitet. Në një intervistë të çiltër për revistën Femra Moderne, Marina tregon një pjesë të jetës së saj, nga mënyra se si i ruan format fizike dhe bukurinë, deri tek jeta private dhe dëshirat për të ardhmen.

marina_09Të gjithë të njohin si vajza e bukur e Eli Farës, por ti vetë, si do doje të të drejtoheshin?

Mua më quajnë Marina dhe jam vajza e Eli Farës. Kam kënaqësinë më të madhe të identifikohem si vajza e mamit. Ajo është idhull dhe shembull për mua.

Sigurisht që bukurinë e keni të trashëguar, pasi edhe nëna juaj është një nga femrat më tërheqëse shqiptare, por më thuaj, si kujdesesh për lëkurën dhe trupin?

Mami është shumë e bukur dhe unë si trashëgimtare e geneve të saj kam pasur fat, por sigurisht që i jap rëndësi ushqimit, fiskulturës fizike dhe asaj shpirtërore. Pak palestër, pak meditim, shoqëruar me jetesë të rregullt, mendoj janë çelësi i një bukurie afatgjatë.

marina1

Cfarë parfumi pelqen dhe cili eshte stili yt i preferuar i të veshurit?

Parfumi qe preferoj eshte Amouage. Veshja sipas rastit, por me pelqejne fustanet me teper. Te tregojne me femer, mendoj.

Po për fytyren si kujdesesh? Cfare produktesh makijazhi perdor…?

Persa i perket produkteve qe perdor mendoj qe duhet te jene gjithmone cilesore. Kam patur fatin te kem nje nene artiste dhe do thoja qe me ka ndihmuar apo ka qene nje model persa i perket kesaj ane.

Me profesion jeni juriste, por ndërkohë merrni edhe shumë kërkesa për të bërë modelen. A do jete modelingu pjesë e të ardhmes tuaj?

Nuk e mendoj modelingun si pjesë të karrierës time. Unë kam zgjedhur të jem juriste. Nëse do e bëj, do jetë për qejf, për hobi.

Shpesh je pjesë e mediave rozë me tituj “bombastikë” dhe provokues. Si reagon ndaj ketyre “lajmeve”?

Mediat i respektoj. Ka dhe ndonjë rast që e teprojnë, por unë përpiqem t’i marr me sportivitet komentet e tyre.

marina2“Sexy”: fjala që të shoqëron në cdo foto, koment, lajm… Sa të pëlqen të të drejtohen me këtë fjalë dhe sa e ndjen veten të tillë?

Fjala sexy eshte fjale e bukur, varet si interpretohet. Besoj s’ka ndonje gje te keqe, pergjithesisht ata qe e kane shkruar e kane perdorur per kompliment.

Jemi shumë kurioze për të mësuar më shumë për jetën tënde private: a ka ndonjë mashkull që të ka bërë për vete?

Në kërkim të fatit (qesh). Akoma s’kam në jetën time dikë special.

Tani në fund te marsit kishit ditëlindjen. Cfarë i uroni vetes?

I uroj atë që i uroj përvit: shëndet e lumturi. Do falenderoja Zotin për gjithçka më ka dhënë deri më sot.

femra-moderne.com

12899737_705625459540274_1473803337_n