Shikimi luan nje rol shume te rendesishem ne deshiren per eros, por me shume tek meshkujt, se sa tek femrat.
Që një mashkull eksitohet kur shikon një femër te zhveshur, kjo gjë as që vihet në dyshim. Por ç’rol luan kjo shqisë në erotizmin femëror? Në shkallën e vlerave femërore është më e lehtë të kesh marrëdhënie intime me një mashkull që s’është i bukur por që ka një “erë” dhe një zë sensual dhe depërtues, sesa me një “bukurosh” që ka një lëkurë dhe timbër të papëlqyeshëm.
Por edhe shikimi luan rolin e tij. Dhe ushtron një funksion krejt të ndryshëm nga mashkulli. Tek ky i fundit, imagjinata erotike është më shabllon dhe “pa personalitet”: mjafton një gjoks i bukur,vithe joshëse, apo veshje sexy, që të ndezin dëshirën tek ata. Ndërsa, te femra, përpunimi i imazheve është më kompleks dhe i sofistikuar, dhe menjëherë vjen i shoqëruar nga kujtime (edhe erotike) personale.
Pra, pjesët e veçanta të trupit, kanë më pak rëndësi, e rëndësishme është që të jenë të aftë të kujtojnë imazhe të përjetuara, imazhe force, butësie dhe pasioni. Në krahasim me meshkujt, shikimi te femrat është në lidhje më të ngushtë me shqisat e tjera. Sepse, për femrat, të bërit dashuri, është një përvojë poli-shqisore.