Interviste / Rovena Domi: Cfare me pelqen tek nje djale…

Rovena Domi me ne fund pranon te flase edhe per jeten private dhe meshkujt.

E bukur lind, por qe te jesh gjithmone e tille duhet kujdes ne te ushqyer dhe palester ne menyre periodike. Keshtu te pakten ben Rovena, te ciles duhet t’ja marrim fjalen parasysh, duke qene se eshte nje nga femrat me te bukura te showbiz-it shqiptar. Por pervec pamjes, ajo eshte edhe nje vajze inteligjente dhe e afte ne te gjitha punet qe merr persiper. Ish Miss Shqiperia, modele dhe prezantuese, aktualisht punon si juriste ne zyrat e AKKP. Ne kete interviste, pervec te tjerave, flet edhe per jeten e saj private.

https://www.instagram.com/p/BmS8XbWh38O/?taken-by=rovena.domi2010

Një ish miss, modele, prezantuese… çfare pune ben në zyrat e AKKP?

Pas perfundimit te fakultetit Juridik vazhdoi punesimi im ne AKKP, si juriste ne Sektorin e Marredhenieve me Publikun. Fakti e te qenit ish-miss nuk ka ndikuar negativisht ne administrate apo te sjelle paragjykime, perkundrazi ndjehem mjaft e vleresuar.

Cili është sekreti juaj për forma kaq të rregullta?

Mendoj se te jesh e bukur dhe me forma te rregullta fizike se pari eshte gjenetike, por njekohesisht kur tregon kujdesin e duhur ne ushqime apo ushtrimin e palestres ne menyre periodike, format trupore pershtaten me se miri. Mundohem te evitoj embelsirat dhe yndyrnat per nje fizik sa me te mire.

Le te kthehemi prapa ne kohë: Miss Shqiperia 2009, ishte ëndrra juaj që në fëmijëri, apo vendim i atyre kohëve?

E kam theksuar gjithnje neper intervista qe ne “Miss Shqiperia” 2009 jane fillimet e mia drejt rruges se artit dhe spektakleve. Mund te them qe ka qene nje deshire dhe enderr femijerore, sesa vendim i momentit, i atyre koheve. Tashme nje enderr e konsoliduar.

https://www.instagram.com/p/BmL2zVbB2Lw/?taken-by=rovena.domi2010

Si e kujton kohën e kurorzimit?

E kujtoj me shume nostalgji cmimin “Miss Queen of Albania” 2010 dhe perzgjedhjen per te qene perfaqesuesja e Shqiperise ne Gjermani ne eventin “Queen of the World”. Pa dyshim qe do mbetet nje nga eventet me te rendesishme dhe me te bukura ne jeten time.

Flasim për jetën tuaj private dhe nuk pranojme devijim të pyetjes. A ka ndonje djale qe ju ka rrembyer zemren, kush eshte ai dhe si ju beri per vete?

Meqe e keni cituar si pyetje me kusht, hahaha, po ju pergjigjem: Aktualisht nuk ka ndonje djale ne jeten time qe te me kete rrembyer zemren, por sigurisht qe e vleresoj dike dhe ja le kohes te tregoje nese ky vleresim do shnderrohet ne ndjenje. Per te me bere per vete, kuptohet qe ndjenjat dhe vleresimi duhet te jene reciproke.

Ju jeni një femër shumë e bukur; a është ai ndonjëcikë xheloz?

Shume faleminderit per komentin, haha. Nje lidhje, nese ka besim te plote, nuk shkaterrohet nga xhelozia. Sigurisht qe partnerin ne krah nuk e preferoj xheloz, apo te me kufizoje ne prioritetet e mia.

https://www.instagram.com/p/BltKfe9BdTX/?taken-by=rovena.domi2010

Cfarë cilësie nuk duron dot tek një mashkull? Cfarë virtyti vlerëson më shumë?

Nuk do duroja dot genjeshtrat, mashtrimet apo tradhtine. Ndersa virtyti qe do vleresoja se tepermi eshte sinqeriteti dhe perkushtimi ne cdo aspekt ndaj meje.

Të flasim pak për modën: si ju duket moda e fundit, po ta krahasojmë me 10-15 vite më parë?

Moda aktuale ka nje ndryshim total (rrenjesor) me ate te 10-15 viteve me pare, duke nisur nga stili dhe deri tek detajet me te vogla. Indrustria e modes ne vendin tone eshte zhvilluar gjithnje e me shume, por krahasuar me ato te Europes ka ende pune per te bere.

Ju vetë si pëlqeni të visheni?

Jam paksa e fiksuar pas markave, (qesh) dhe me pelqen te ndjek stilet e veshjeve qe jane koherente me sezonet e vitit.

https://www.instagram.com/p/BjSVfXyhOUi/?taken-by=rovena.domi2010

Bisedoi: Rea Hyseni

femra-moderne.com