Albana Perhati, apo sic njihet ndryshe Bukra e Portokallise, i ka bere nje urim shume te vecante shkokut, kolegut te saj Ledio Lako. Te dy jane pjese e grupit te aktoreve te “Portokalli” prej shume vitesh, nderkohe qe miqesia e tyre eshte e forte per 16 vite.
Te dy jane nder aktoret me te mire te Portokallise, te cilet luajne me aq profesionalizem dhe aftesi cdo rol qe marrin persiper. Por kur lexon fjalet e sinqerta te Albanes, duke pershkruar Ledion, dashamiresia jone per ta vecse konsolidohet. Albana e mbyll urimin duke shprehur se eshte krenare qe Ledio eshte miku i saj me te mire. Ky eshte urimi i saj publik:
“16 vjet shoqeri. Edhe 116 vjet nuk do me mjaftonit per te te rreshtuar urimet dhe falenderimet per zemren kaq bujare qe ke zemra motres, per shpirtin e bukur, per fisnikerine, per burrerine, per natyren tende te protektorit ndaj me te dobetit, per deshiren e madhe qe ke per ti ndihmuar te tjeret, per gojen helm ndonjehere (aty ku duhet si batute dhe ku vetem ti di ta perdoresh aq bukur), per buzeqeshjet qe me fal kaq shpesh me aq sinqeritet, per kritikat dhe terheqjen e veshit here pas here, per pishmanllikun qe te karakterizon (edhe une me keq se ty), por qe ty te ka aq lezet… per…. per… E per shume te tjera. Te uroj edhe sa te duash ti te behesh, se po te them edhe 100 vjec mu bofsh, do me thuash po pse sme the 200 vjec mu bofsh.? Dhe po te them 200 vjec mu bofsh, do me thush, ça 200 thu mi. 100 boll i kemi. Keshtu qe ti ma gezofsh tere jeten tende te bukur sic ke shpirtin i miri, i mrekullueshmi zemra jo vetem e imja po jam e sigurt kushdo qe te njeh Ledio. I’m proud to be your friend. I’m proud that you are my best friend too.”