Mimoza Selimi ruan akoma bukurine e saj te spikatur femerore edhe pas kaq vitesh. Nje buzeqeshje rrezellitese, sy qe shkelqejne dhe nje fytyre qe transmeton vetem miresi. Jo vetem nje nga femrat me te bukura shqiptare, por me shume se kaq, ajo eshte nje nga njerezit me te mire qe mund te takosh ndonjehere. Me pamje dhe shpirt artisteje, dikur ne revisten Femra Moderne e kemi quajtur Elizabeth Taylor shqiptare.
Ndodh shpesh qe me kalimin e kohes disa njerez te njohur te harrohen, por ka te tjere qe i rezistojne kohes. Ju kujtohet nje kengetare me ze te vecante, nje vajze e re shtatembedhjete vjecare, shume e bukur, qe filloi te kendonte ne vitet ’85? Ju kujtohet kenga “E dua vendin tim”? Kjo ishte kenga qe e beri te famshme ne Festivalin e Interpretuesve. Nje talent i muzikes shqiptare dhe kete e deshmojne vleresimet qe ka marre nga artistet me te medhenj profesioniste shqiptare. U largua para shume vitesh nga Shqiperia drejt Zvicres, ku njihet si ambasadore e muzikes tradicionale shqiptare. Bisedoi: D. Jusufi
Mimoza komplimente per pamjen tuaj. Jam shume kurioze te di se si keni mundur ta ndaloni kohen?
Qesh. Jam me shume fat, jam shume mire. Kam nje energji te jashtezakonshme. Ndonjehere kjo me shkakton edhe probleme sepse e ndjej veten 20 vjece, në projekte, pavaresisht se koha ka kaluar. Motoja ime është, edhe në ditën e fundit të jetës time, nëse arrij të realizoj dicka që e kam patur në mendje ndoshta edhe në rininë time, unë kam bërë dicka, e eshte e rendesishme per mua.
Dhe nuk ndaloj asnjëherë. Fakti që unë jam atje (në Zvicër) m’i ka vështirësuar gjërat, sepse më mungon shumë jeta ime profesionale, më mungon publiku, më mungojnë njerëzit qe me duan, dashuria që më japin. Prekem shume sa here qe vi ketu, e nuk i mbaj dot lotet, sepse njerezit më njohin, edhe pse ka vite qe jam larguar, edhe pse ne pergjithesi mbaj kapele ose shami në kokë, syze… Une habitem dhe i pyes “Si më njohët?” dhe shpeshherë përgjigja është “Si mund ta harrojmë buzëqeshjen tuaj?”Të kujtohet se si i je futur botës së muzikës?
Une isha në lice. Sic jam e brishtë nga natyra, aq jam edhe luftarake, punoj për ta arritur një qëllim. Isha maturante ne Shkollen e Mesme Artistike ” Prenk Jakova ” ne Shkoder, dhe këndoja në Klubin e Rinisë . Drejtor ne ate kohe ishte Z. Nard Bushati, një njeri i jashtëzakonshëm. Marr guximin dhe i them, “Zotni Nardi, po ata që këndojnë nëpër festivale nuk janë më të mirë se unë. (Qesh)
I them, të lutem më ndihmo, më fut në kontakt. Ai merr në redaksinë e muzikën se Radio Tirana dhe u thotë për mua. Provimi më i vështirë i jetës time ka qenë ajo ditë që unë kam ardhur, 10 në maj të ’85 në Radio Tirana dhe kam pasur një komision prej 12 vetësh, Ferd Deda, Eno Koço, Avni Mula, Zhuljana Jorganxhi, Gazmend Mullai, nuk i mbaj mend te gjithë emrat…, dhe unë kam kënduar live përballë gjithë atyre për t’u vlerësuar nëse unë e meritoja për të marrë pjesë në festival, apo jo. Dhe kur më ka ardhur përgjigja, çfarë lumturie që ka qenë!!! Jam ndjerë shumë mirë sepse kam kuptuar që unë vlej, pasi isha vlerësuar nga artistë profesionistë. Ne Qershor ’85 mora pjese ne Festivalin e interpretuesve, ku kendova këngën “E dua vendin tim”, kompozuar nga Agim Prodani, dhe kenduar me pare nga e Madhja Vace Zela. Eshtë një moment që s’kam për ta harruar asnjëherë. Publiku që duartrokiste dhe kërkonin që të dilja ne skene edhe një herë. Këtu filloi gjithcka.
Po pastaj si ndodhi që u larguat nga Shqipëria dhe pse?
Per disa arsye, nuk kishte me ajer per mua ketu, dhe ishte momenti te largohesha.Une kam një kënaqësi të madhe kur takoj njerëz të talentuar, që kanë dëshirë të punojnë, që kanë dëshirë të japin gjithçka të mirë nga vetvetja, por jo te gjithe jane si une. . . Largimi ishte i vështire, por tani jam shume mire.
Nëse do mund të kthenit kohën pas, a ka ndonjë gjë që do ta ndryshonit ose do ta bënit ndryshe?
Jeta vjen ashtu si vjen. Unë kam bërë shumë pak krahasuar me çfarë kam pasur mundësi të bëj, por që nuk i bëja dot vetëm. Ky ka qenë problem im. Ndoshta kam pranuar të këndoj edhe për gjëra që s’kanë qenë për mua. Ose nuk kam bere ndonje gje thjesht për faktin sepse natyra ime nuk i pranon kompromiset. Kam një karakter të fortë dhe e çmoj këtë.Na tregoni diçka për jetën tuaj private.
Kam preferuar gjithmone te jem diskrete per jeten time private. Ndihem shumë me mirë.
Flasim pak për muhabet femrash: moda, estetika…
Mundohem te bej vete shume gjera. Stilisti im është vetvetja. Asnjeherë nuk nisem nga tendencat e fundit për të blerë gjëra. Nëse mua më shkon dicka, e vesh, edhe nëse s’është në modë. Kam në garderobën time veshje që kanë ndoshta 22 vjet që i kam blerë dhe i vesh akoma. Për mua ajo është gjithmonë në modë, sepse më rri mirë mua dhe më pëlqen mua. Duhet të jesh gjithmonë rehatshëm. Tek thjeshtësia qëndron e bukura.
Po ndonjë sekret bukurie që e ndiqni vetë?
Recetat e gjysheve tona, ashtu siç kanë bërë gjyshet dhe nënat tona. Maskat me domate, me kos, kastraveci tek sytë. Maska me garza kamomili, dush me ujë të ftohtë për tonifikim. Janë gjëra aq të thjeshta sa s’ke nevojë të shpenzosh para dhe shumë më të shëndetshme. S’ka gjë më të thjeshtë. Je duke gatuar, po qëron kastravecin, vere një fetë në fytyrë . Është shumë e thjeshtë dhe të bën efekt.Po dietë mbani?
Jo, dietë nuk mbaj, por është shumë e rendësishme të ushqehem mirë. Të dobësohesh duke ngrënë, domethënë ushqehu mirë, zarzavate, fruta, të hash çdo vakt. Në mëngjes ha drithëra, kos dhe fruta të freskëta. Kam fatin që nuk e toleroj yndyrën. Të konservuarat pothuajse nuk i përdor dhe darkën e ha shumë shpejt: 6 e gjysme, maksimumi 7, sepse ka kohë që të tretet. Njerëzit zakonisht hanë më shumë se sa kanë nevojë. Kemi maninë e konsumit, tradita shqiptare e bollëkut.
Cfarë të ben te lumtur?
E gjej lumturinë tek gjërat e vogla. Jeta ma ka mesuar kete. Njerëzit e kërkojnë lumturinë tek gjërat e mëdhaja, kur ndoshta e kanë fare prane, dhe s’e kuptojnë.
Cila eshte fjala juaj e preferuar?
Me Dasht!
Nuk është në kuptimin e vogël të fjalës dashuri mashkull-femër, është me dasht gjithçka… dhe unë e kam këtë. I dua njerëzit, natyrën e adhuroj, unë bëhem si fëmijë për një syth që çel, arrij ta shijoj çdo gjë, e përjetoj si një mrekulli. Në këto gjëra qëndron lumturia per mua. Ndaj dhe unë jam mirë. Si cdo njeri kam patur dhe une momente te veshtira ne jeten time, e kam luftuar qe ti kapercej ato. Me ka ndihmuar shume mirësia qe kam brenda vetes, pozitiviteti.
A më kanë bërë keq mua? Sigurisht, por i kam kapercyer. Ndoshta padashje mund te kem lenduar dike qe e kam dashur shume, dhe i kerkoj falje.
Perfitoj me kete rast te falenderoj te gjithe ata qe me duan e nuk me harrojne. Kam njohur shume njerez, per fat jane shume. Jeta na ka shperndare, por une nuk i harroj. Pacin bekimin e Zotit kudo qe te jene!