Modelet e reja te flokeve me gjatesi mesatare do ju pelqejne jashte mase. Shikoni propozimet e stilisteve me te njohur te flokeve.
Je e pavendosur nese t’i presesh floket apo t’i mbash te shkurtra? Per kete pranvere/vere zgjidhni nje prerje mesatare qe eshte 100 per qind ne mode. Per vitin 2016 sallonet me te famshme na propozojne disa ide se si t’i shkurtojme. Pasi t’i shikoni te gjitha, lereni veten te frymezoheni nga prerja me cool e ketij viti.
Shikoni edhe: Tendencat e flokeve per vitin 2016
Prerjet Bob jane te dinamizuara nga shkallezimet, long bob jane te levizshme dhe te shkallezuara: keshtu i propozojne floket Evos, Framesi dhe Jean Louis David, nese ajo qe do te arrish me modelin tend te flokeve eshte nje prerje aktuale, trendy dhe mondane.
Trendy dhe ne stil retro eshte propozimi i koleksioneve te Wella-s, me bob te krehur pas vesheve dhe baluke te drejta. E pershtatshme per ato qe pelqejne prerjet e flokeve, qe japin menjehere nje personalitet te mire percaktuar.
Mesoni me shume: Ja cila prerje flokesh ju shkon sipas menyres feng shui
Sigurisht qe eshte edhe preja e vitit, e ashtuquajtura shag bob, prerja e rishikuar e viteve ’70, shume popullor keto muajt e fundit. E kane risjelle me disa ndryshime Toni&Guy dhe Wella ne koleksionin e tyre te “viteve ’70 kontemporane”.
Nderkohe, per ata qe pelqejne prerjet klasike, te perjetshme, ka menduar Frank Provost me prerjet e tij voluminoze, me baluke ne ane, me gjatesi pak mbi mjeker, per nje look prej “diva”. Meqe nuk kemi me cfare te themi, ju ftojme te shikoni fotot dhe te zgjidhni modelin tuaj te preferuar.