Tashme i njihni te mirat qe uji i orizit i fal lekures. Orizi eshte nje burim i shkelqyer i acidit linoleic dhe skualenit, nje antioksidant i fuqishem qe nxit prodhimin e kolagjenit ne lekure. Skualene gjithashtu mbron lekuren nga demtimet prej rrezeve te diellit, shkaktare per krijimin e rrudhave. Nga ana tjeter, sasia e larte e gamma oryznol dhe vitamina E ndihmojne ne shendetin e zemres dhe uljen e kolesterolit.
Orizi ka aftesi te mrekullueshme edhe per rinimin e lekures dhe kjo recete eshte e mire per zbutjen e rrudhave dhe per ta bere lekuren te ndritshme.
Maske me uje orizi per t’u dukur 10 vjet me e re
- 3 luge oriz
- 1 luge qumesht
- 1 luge mjalte
Pergatitja:
- Pasi te zieni orizin, kullojeni dhe ruajeni vecmas ujin e zierjes.
- Shtoni qumeshtin e ngrohur tek orizi dhe perziejeni. Pasi ta keni perziere mire e mire shtoni mjaltin.
- Aplikoni masken ne fytyren e pastruar mire dhe lereni te thahet. Hiqeni masken dhe shpelajeni fytyren me ujin e orizit.
- Perseriteni te pakten nje here ne jave qe te filloni te dalloni ndryshimin ne lekuren tuaj, per t’u dukur 10 vjet me e re.
Nje maske tjeter kunder rrudhave
Perberesit:
- 1 dore oriz
- 1 luge mjalte
- 2 luge kos
Pergatitja:
- E veme orizin ne nje tas dhe i hedhim uje sa te mbulohet. E leme nje nate te tere.
- Te nesermen e bluajme ne mikser, pastaj shtojme mjaltin dhe kosin.
- Bluajeni mire derisa te perfitoni nje mase homogjene.
- Aplikojeni masen mbi fytyren e pastruar mire.
- Mbajeni rreth 30 minuta me pas shpelajeni me uje te ftohte.
- Perseriteni nje here ne jave.
https://femra-moderne.com/te-mirat-e-ujit-te-orizit/