Majlinda Kelmendi shpallet kampione Europe në xhudo

Majlinda Kelmendi është shpallur kampione Europe në sportin e xhudos në Kampionatin Evropian të xhudos i cili u zhvillua në Kazan të Rusisë.

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi mposhti në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në xhudo.

Kampionia e botës e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.

Kjo është hera e dytë që 24 vjeçarja shpallet kampione Europe. Në bazë të Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që arrijnë rezultatet kulmore në Garat Ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi do te marre nga shteti rreth 20 mijë euro.

majlinda2
Majlinda Kelmendi merr medaljen si Kampione Europe ne Xhudo per vitin 2016

Majlinda Kelmendi ka lindur në qytetin e Pejës, Kosovë dhe filloi te merrej me xhudo në vitin 1999.

Xhudistja kosovare ka zene vendin e pare në botë ne disiplinene e xhudos në grupin e peshave -52 kilogram në vitin 2013. Një vit më vonë, ajo fitoi medaljen e artë në te dyja kampionatet:, edhe ate Europian, edhe ate Boteror (European Judo Championships dhe World Judo Championships).

Në vitin 2014, ajo u bë xhudistja e parë nga Kosova që fitoi Kampionatin Botëror. Ajo ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike.

femra-moderne.com