Te ushqesh femijet ndonjehere eshte nje mision i pamundur. Kushedi sa here na ka ndodhur te degjojme nga nena te reja qe thone se duhet te bejne xhiro rreth shtepise me femijen ne krahe qe ai te haje, ose duhet te dalin shetitje apo te shohin filmin e preferuar vizatimor qe femijet te hutohen e te mbarojne ushqimin…
Pa mbaruar te gjithe racionin nenat e gjora nuk gjejne qetesi. Nuk kane faj, sepse keshtu jane mesuar, por edhe ndjenja e memesise sikur lidhet ngushte me “detyrimin’ per te ushqyer deri ne ngopje femijet e saj, perndryshe nuk je nene e mire. Historia e ka zanafillen qe ne fillim, kur kalojme nga qumeshti tek ushqimet e konsoliduara. Mania qe kane nenat qe femija te shtoje ne peshe, lind si dicka e nevojshme, por nuk ndalon gati gjate gjithe jetes se femijes.
Por a eshte vertete me e mira te ushqesh femijen me zor? Pediatria Lira Gjika, thote qe te detyrosh femijen te haje me zor eshte nje veprim i dhunshem. Ajo ka shkruar rreth kesaj teme ne profilin e saj ne Facebook, duke thene: “Duke marrë shkas prej traditës tonë të ushqyerjes së fëmijës: me zor, të mbaruarit deri në fund pjatën, apo se kush mbaron i pari është kampion, apo mania e nënave, që fëmija i tyre të hajë çdo gjë. Të gjitha këto, që u cituan janë veprime gjymtyese gati përdhunuese. Të gjithë të rriturit dhe sidomos prindërit, nëse vërtetë dëshirojnë, që fëmija i tyre të ushqehet mirë duhet të njohin më parë, se çdo të thotë dhe kush përbën në të vërtetë ushqyerje të mirë. Fëmija fillon të perceptojë veten më vete pikërisht kur fillon shtesa ushqimore në periudhën (4-6 muaj). E ngrëna është një proçes i dyfishtë dhe perceptimi fillon të organizohet me ushqyerjen. Fëmija percepton ekzistencën e tij, të të qenit, pikërisht nëpërmjet gjirit të nënës dhe kështu me radhë gjithë proçeset e tjera.”
Por prape se prape nenat mbeten ne dileme persa i perket ushqyerjes qe femijes. Pasi disa femije ngopen me pak, te tjere duan me shume. Dilema nese femija po i merr te gjithe lendet ushqyese te nevojshme, deshira per t’i forcuar imunitetin, etj, i nxisin ata qe t’i ushqejne femijet “me dhune”.