Arrat: llojet e ndryshme dhe dobite e tyre

Arrat janë fruta te thata te vogla të parezistueshme. Bëjnë mirë nëse konsumohen dy-tre herë në javë, sepse mbrojnë zemrën dhe pakësojnë rrezikun e diabetit. Momenti më i mirë për t’i shijuar? Mes vakteve

Lajthitë

50 g furnizojnë me:

  • Proteina 6,5 g
  • Yndyrna 31,45 g
  • Sheqerna 0,9 g

Pse bëjnë mirë. Në to ndodhen sasitë më të mëdha të vitaminave B1 dhe B2, si edhe të provitaminës A, të rëndësishme për rritjen dhe gjallërinë e të gjitha indeve.

Sasia e duhur. Nja dhjetë kokrra (90 kalori). Copëtojini në një kuti kosi.

Kikirikat

Rezultate imazhesh për peanuts

50 g furnizojnë me:

  • Proteina 14,5 g
  • Yndyrna 25 g
  • Sheqerna 4,25 g

Pse bëjnë mirë. Janë idealë për nënat e ardhshme, sepse janë një burim i mirë acidi folik, që ndihmon në formimin e hekurit në gjak dhe parandalon defektet në rritjen e fetusit.

Sasia e duhur. Rreth 12 kokrra (80 kalori). Shoqërojini me një gotë me lëng agrumesh të shtrydhura.

Bajamet

Rezultate imazhesh për almonds

50 g furnizojnë me:

  • Proteina 8 g
  • Yndyrna 25,75 g
  • Sheqerna 2 g

Pse bëjnë mirë. Falë pranisë së vitaminës E kanë një fuqi të madhe antioksiduese. Për më tepër, ju ndihmojnë të rregulloni zorrët.

Sasia e duhur. 12 (80 kalori). Konsumojini nga mesi i mëngjesit, bashkë me një pjeshkë. Në këtë mënyrë, merrni një doza të mirë fibrash.

Shqemet

Imazh i ngjashëm

50g furnizojnë me:

  • Proteina 7,5 g
  • Yndyrna 23 g
  • Sheqerna 16,5 g

Pse bëjnë mirë. Përmbajnë shumë magnez, bakër dhe zink, minerale të vështira për t’u gjendur te ushqimet. Janë ideale për të ruajtur flokët dhe kockat të forta.

Sasia e duhur. Nja dhjetë kokrra (90 kalori). Provojini në mëngjes, me një gotë qumësht të skremuar dhe një grusht drithëra.

Stikat

Rezultate imazhesh për pistachios

50 g furnizojnë me:

  • Proteina 7,6 g
  • Yndryna 33 g
  • Sheqerna 7 g

Pse bëjnë mirë. Janë një minierë e vërtetë kaliumi. Pra, janë shumë të mira nëse keni nevojë të rregulloni tensionin e gjakut dhe të përmirësoni fuksionimin e muskujve.

Sasia e duhur. 20 kokrra (70 kalori). Janë të shkëlqyera pas sportit, me një banane.

femra-moderne.com