Cdo femer duhet ta dije: Menyra e duhur per te lare pjeset intime

Cdo femer e di qe nuk duhet te lahet me shume se c’duhet, por mjaftueshem, por asnjera s’e di se sa eshte kjo masa e mjaftueshme. Shume prej nesh perdorin produkte pastrimi qe supozohet te jene krijuar enkas per kete pune, nderkohe qe disa thone se perdorimi i tepruar i sapuneve intime nuk eshte i shendetshem per pjeset tona intime. Atehere si duhet te veprojme?!?!

Disa femra jane shume te ndjeshme ne pjeset e tyre intime, prandaj edhe jane me te shqetesuara per mireqenien e ketyre pjeseve, prandaj edhe perdorin produkte per higjenen intime. Por me sa duket shqetesohemi kot per kete, shkruan Glamour.

Dr. Nancy Herta, nje obsteter-gjinekologe ne Universitetit shteteror te Michigan, thote: “Është ekuilibri delikat vaginal që e bën ate armiqësor ndaj baktereve. Nëse ju laheni me produkte te ndryshme në keto pjese, atehere ndikoni ne ndryshimin e pH, duke bere qe bakteret te mbishtohen”.

Pra pike se pari, menjanoni xhelet per larje.

Ajo gjithashtu thote se eshte normale qe nje femer te kete sekrecione qe ndryshojne gjate gjithe ciklit. “Shume femra mendojne se duhet te bejne dicka per kete, por ne fakt kjo eshte menyra se si vagina juaj vetepastrohet” – thote doktoresha.

Po persa i perket produkteve qe mund t’i gjejme ne cdo farmaci, te cilat jane krijuar enkas per higjenen intime? Evitojini edhe ato, thote ajo. “Mbi te gjitha dushet vaginale, nese i perdorni, ju do ndryshoni pH, gje qe shton rrezikun per shtimin e baktereve, por edhe per lejimin e llojeve te tjera te baktereve te shtohen ne pjeset tuaja intime.

Në vend të kësaj, ju duhet të përdorni një sapun vërtetë të butë kur beni dush, pastaj cekni lehte me një peshqir vetveten, duke u siguruar se jeni plotësisht e thatë para se të vishni të brendshmet, pasi lagështia e tepërt mund të çojë në infeksion mykotik.

Me sa duket ne ja bejme demin vetes, kur perpiqemi te “higjenizohemi” me shume se c’duhet.

femra-moderne.com