Qarkullojne zera se Çiljeta dhe futbollisti i Partizanit, Alban Hoxha mund te jene ne fillimet e nje ndjenje te bukur, qe e kalon miqesine.
Vetëm pak ditë më parë, pasi rrëfeu se ka rreth 8 muaj e ndarë nga babai i fëmijës së saj, Çiljeta pranoi se ushqen ndjenja për dikë tjetër. Këngëtarja është parë pranë futbollistit Alban Hoxha, duke ngritur dyshime se të dy kanë diçka më shumë se thjesht shoqëri.
Portieri i ka dhuruar këngëtares një fanellë që mban emrin e tij, ndërsa Çili është fotografuar në stadium duke ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan dhe Hoxha, shkruan shqiptarja.com. Albani ka publikuar një foto në Instagram pranë këngëtares, duke e quajtur ‘yllin më të bukur’, kurse Çiljeta e quan ‘lali’ dhe e konsideron si ‘portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj’.
https://www.instagram.com/p/BCp4pIIisYT/?taken-by=albanhoxha12
Bashkëshortja e Albanit është ndarë nga jeta duke lënë pas një fëmijë, ndërsa mamaja e Fernandos është ndarë nga Chris, prandaj ne mendojmë se është kombinimi ideal! Vetë Albani nuk e ka komentuar marrëdhënien e tij me Çiljetën, ndërsa kjo e fundit, në emisionin “Top Show”, u shpreh se ‘mes tyre nuk ka asgjë më tepër se miqësi’.
Gjithsesi, te presim e te shohim se si do shkojne punet mes te dyve.