Sabina Dana: Nuk ka ndjenje me te bukur ne bote sesa te behesh prind

Sabina Dana, këngëtarja simpatike, feston sot vitin e pare si nene. Pikerisht si sot nje vit me pare erdhi ne jete Dahlin, vajza e saj e vogël, femija i pare i saj. 

“1 Maj! Sa shpejt kaloi viti, zoti na bekoj me ‪#‎Dahlin.‬ Nuk ka ndjene me te bukur ne bote sesa te behesh prind, me kujtohet 1 Maj 2015 kur te mbajta ne krahe per here te pare, mu bllokua frymemarrja, lotet rreshqisnin e nuk ndalnin, ti rrije aty e strukur duke pritur perqafimet tona… Eshte bukur te jesh prind, por akoma me bukur kur zoti te bekon me Dahlin ,mami dhe babi te urojne te behesh dhe 100 vjec dhe te ritesh e lumtur!” – ka shkruar Sabina ne profilin e saj ne facebook.

Me poshte mund te lexoni nje pjese te shkeputur nga intervista qe Sabina ka dhene per revisten Femra Moderne, disa muaj pasi kishte lindur.

Me trego per ndjenjat e tua kur more në krahë Dahlinen për herë të parë…
Ah, ç’tju tregoj per ndjenjat, nuk di cfare emri t’i vë, sepse nuk gjej fjalë t’i përshkruaj. Ka qenë një lumturi e jashtëzakonshme, një emocion që nuk e kasha jetuar kurrë më parë dhe jam me fat që e kam provuar. Uroj të gjitha femrat të bekohen nga kjo ndjenjë.

Po dita e lindjes si shkoi…?
Ishte data 1 maj ora 12:55 kur erdhi në jetë mrekullia me emrin Dahlin, kjo datë do të festohet cdo vit dhe do kujtohet me dashuri.

Përsa i përket edukimit të saj, cfarë nënë do jesh, e rrepte, miqesore apo pak nga te dyja?
Nuk jam natyrë e rreptë në përgjithësi, por jam e rregullt. Dua të jem dhe do jem më shumë shoqe me të, të kuptohem dhe të ndihem mirë ajo dhe unë me të.

Me trego nje gje qe te ka mesuar Dahlin…
Dahlin më ka mësuar që të vlerësoj shumë njerëzit dhe rëndësinë e tyre. Ajo erdhi në jetë dhe solli një ndryshim rrënjësor, të bukur dhe të pazëvendësueshëm. Ajo është drita e jetës tone.

Sabina, a keni plane për fëmijë të tjerë ju dhe bashkeshorti?
Në të ardhmen po, por të shijojmë pak atë ndjesinë e të qenit prindër për herë të parë. Më pas mund të bëjme Dahlin me një motër ose vëlla.

Cfarë dëshire ke që të bëhet Dahlin kur të rritet?
Dahlin mund të bëhet cfarë t’i dojë zemra dhe cfarë të ketë talent dhe dëshirë. Unë dhe Enea do e mbështesim në cdo zgjedhje të saj.

femra-moderne.com