Fara Chia plus tershere jane kombinimi më i mirë për mëngjes. Këto dy janë përbërësit me të shëndetshme dhe ushqyes të cilët mund t’ju japin energji gjatë ditës. Gjithashtu, këto dy ushqime mund të nxisin humbjen e palave të dhjamit, që jane akumuluar në zonen e barkut.
Përfitimet shëndetësore të tersheres dhe farave Chia
Tërshëra është një bime barishtore. Kjo drithë përmban substanca të vlefshme që janë me rëndësi te madhe për trupin tonë. Ajo përmban jod, klor, fosfor, magnez, kalium, mangan, zink, bakër, niacin, biotin dhe shumë vitamina. Kjo do të thotë se tërshera duhet të përdoret në dietën tone te përditshme, per shkak se ajo do të ruajë shëndetin e trupit dhe do forcoje mekanizmat e saj natyrore të mbrojtjes. Tershera eshte rregullues i sheqerit në gjak, zvogëlon kolesterolin e keq dhe forcon dhëmbët e kockat.
Farat chia janë të pasura me acide yndyrore omega 3 dhe omega 6, gjithashtu përmban me shume kalcium se produktet e qumështit. Përmirëson sistemin kardiovaskular, ul kolesterolin dhe ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Farat Chia kane veti rigjeneruese,kjo e ben atë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga artriti.
Mëngjesi me tershere dhe fara Chia
Receta 1
Përbërësit:
- 1 filxhan tërshere
- 1 lugë çaji kanelle
- 1 majë kripë deti
- 2 lugë vanilje
- 2 lugë mjaltë
- 4 lugë fara Chia
- 500 ml uje
Përgatitja:
Në një tenxhere, hidhni ujin, kanellën dhe vaniljen. Pastaj vereni në zjarr derisa te vloje. Sapo te marri vale, ulni zjarrin dhe shtoni tersheren. Lereni te zieje edhe për disa minuta dhe pastaj hiqeni nga zjarri. Mbulojeni dhe lëreni për 5 minuta që të perthithet uji. Në fund, shtoni mjaltin, pak kripë dhe llokoçiseni mirë. Hidheni në një pjatë dhe, ndërsa është e nxehtë, shtoni farat chia. Gjithashtu, ju mund ta pasuroni pjaten nëse shtoni fruta te fresketa si mollë, banane, luleshtrydhe, qershi, etj., apo edhe fruta te thata si arra, bajame apo lajthi.
Receta 2
Përbërësit:
- ¼ filxhan tershere
- 1 luge fara chia
- ⅔ filxhan qumesht
- 1 luge arre kokosi e grire
- 1luge mjalte
- ¼ luge kanelle
- ½ banane, e shtypur (opsionale)
Përgatitja:
Ne nje kavanoz ose tas hishni te gjithe perberesit, pervec bananes, dhe perziejini te gjitha bashke mire e mire. Lereni ne frigorifer gjate gjithe nates qe te trashet.
Ne mengjes shtypni bananen dhe shtojeni ne tas dhe sipas deshires mund t’i shtoni fruta pylli ose fruta te thata, kos, e te tjera.