Gjera qe nuk i dinit per qershite

Qershite posedojne gjithçka që trupi ynë ka nevojë për të qenë vital dhe i shëndetshëm. 

Ky frut është i pasur me vitamina A, C, E dhe acid folik, ka elementë përbërës antiviral dhe antibakterialë. Gjithashtu, është i pasur me minerale të tilla si kaliumi, magnezi, hekuri dhe fibra. Konsumi i tij i vazhdueshëm, bën që të zvogëlohet rreziku i prekjes nga kanceri apo nga infarkti i zemrës. Qershite kane nje rol të dukshëm dhe te rëndesishem antioksidant. Kjo bën të mundur zvogëlimin e arteriosklerozës, funksion normal të enëve të gjakut, si dhe mbrojtje nga sulmet në tru. Qershitë zvogëlojnë proçeset inflamatore në organizëm, lehtësojnë dhimbjen e artritit dhe të kyçeve.

Mendohet se origjina e qershisë së ëmbël është Deti i Zi, nga një qytet me emrin Cerasus. Në Europë, ajo u soll nga romakët, të cilët e përfshinin qershinë si ushqim kryesor në dietën e legjionarëve.. Foto: Shutterstock

Qershite jane nje frut pak kalorik, 80% e tulit eshte i perbere nga uji, gje qe i ben fruta te lehte por edhe me veti te larta diuretike – kjo cilesi garantohet edhe nga prezenca e larte e kaliumit dhe sasise se ulet te natriumit.

Qershite permbajne vetem 50 kcal per cdo 100 g frut, duke ju siguruar 12% te nevojes se perditshme per vitamine C. Nderkohe qe marmelata dhe receli i qershise jane nje burim i mire i kriperave minerale, kalciumit, fosforit, kaliumit dhe hekurit.

Ruani bishtat dhe berthamat. Lexoni ketu per te mesuar se pse…

Mos harroni ta shperndani kete artikull, nese mendoni se eshte interesant dhe miqte tuaj mund ta pelqejne.

femra-moderne.com