Faktorët e rrezikshëm, që ndikojnë në kancerin e qafës se mitres

Kancerin e qafës se mitres mund ta parandaloni nese njihni faktoret qe e shkaktojne dhe kryeni pap-test te 1 here ne vit per dy vjet dhe me pas 1 here ne 2 vjet deri ne moshen 69 vjec. 

Ata nga ne që kryejnë marrëdhënie intime të sigurta, duke përdorur prezervativë, që na mbrojnë nga ato sëmundjet e bezdisshme seksualisht të transmetueshme, mund të tmerrohen nga fakti që human papilloma virus (HPV), nuk mund të parandalohet nga përdorimi i prezervativëve dhe është shkaku kryesor i kancerit të qafës se mitres.

Çfare eshte virusi Human Papilloma

HPV (virusi papilloma human) është një grup prej 80 virusesh, më shumë i njohur për shkaktimin e lytheve gjenitale. Sidoqoftë, rreth 15 lloje të HPV-së – lloje që nuk rezultojnë te lythet – shkaktojnë kancerin e qafës, duke prodhuar proteina që prishin kontrollin gjenetik të rritjes së qelizave. Kërkime të fundit kanë treguar se HPV-ja mund të jetë faktor edhe në kancerin penil dhe kancerin e gojës, megjithatë që të dyja këto lloje janë të rrallë. Jo çdo grua që është e infektuar me llojet shumë të rrezikshme HPV mund të zhvillojë kancerin e qafës se mitres – shumica e tyre nuk rrezikon. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të mbajmë mend që kanceri i qafës se mitres është relativisht i rrallë. Fatkeqësisht, këto lloje HPV-je janë shumë të vështira për t’u dalluar. Nuk paraqesin simptoma, as te gratë dhe as te meshkujt. Përveç transmetimit në rrugë seksuale, virusi mund të përhapet edhe nga kontaktet lëkure me lëkurë. Kështu që, megjithëse prezervativët ndihmojnë në reduktimin e infeksionit, ata nuk ofrojnë një mbrojtje të besueshme.

Faktorët e rrezikshëm, që ndikojnë në kancerin e qafës se mitres

  • Shumë partnerë seksualë. Sa më shumë partnerë të tillë të keni, aq më i lartë është rreziku që të infektoheni me HPV, ashtu si çdo SST tjetër, mjafton një herë për t’u infektuar. Preservativët ofrojnë mbrojtje të kufizuara.
  • Lënia pas dore e Pap testit. Perceptimi i parakohshëm i qelizave anormale dhe parakanceroze është mbrojtja juaj më e madhe kundër kancerit të qafës.
  • Duhani. Duhani dyfishon rrezikun e një kanceri të qafës.
  • Pilula. Marrja e pilulës për pesë vjet ose më shumë shoqërohet me një rritje të vogël të rrezikut për të patur kancer të qafës se mitres.
  • Sistemi imunitar i dobët. Sëmundjet infektuese të sistemit imunitar, si HIV-i, rrisin prekshmërinë nga kanceri i qafës.
  • Dietat e varfëra. Një dietë e pasur me antioksidues ndihmon në pakësimin e rrezikut të çdo lloj kanceri.

Pap-Testi shpeton jete. Kontrollet e rregullta ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i qafes se mitres ne 70 %. Planifikoni testin tuaj prane spitalit AMAVITA, duke telefonuar ne numrat:  +355 693360681 ose +355 4 2375406. 

*Perfitoni 10 % ulje duke permendur femra-moderne.com

femra-moderne.com