Ryan Gosling dhe Eva Mendes mirepresin bebin nr.2

Ryan Gosling dhe Eva Mendes, cifti simpatik i aktoreve te Hollywood-it behen prinder per here te dyte.

Surprize! Nuk ka shume dite qe u hap lajmi se cifti Ryan Gosling dhe Eva Mendes ishin ne pritje te femijes se tyre te dyte, por nuk dihej mosha ekzakte e shtatzanise se Eves, dhe ja kur vjen lajmi qe i cuditi te gjithe. TMZ raporton se Mendes tashme ka sjelle ne jete nje vogelushe me emrin Amada Lee Gosling qe ne daten 29 prill, ne nje lindje private, ne Santa Monika te Kalifornise.

Cifti eshte shume i njohur qe e mban shume te fshehte jeten e tyre private. Edhe ne rastin e lindjes se vajzes se tyre te pare lajmi u mbaj super sekret per disa jave. Eva e ka bere publike qe nuk deshiron asnje te dije me shume se c’duhet per jeten e saj private, pervec familjes dhe miqve te ngushte. Gjithashtu edhe Ryan njihet per natyren e tij private dhe diskrete. Eshte per t’u admiruar fakti se si cifti dhe njerezit e tyre kane arritur ta mbajne te fshehte nga gjithe bota shtatzanine, per me teper ne keto kohe qe gjithcka merret vesh menjehere fale teknologjise se avancuar (dhe internetit).

Vogelushja Amada ka te njetin emer me motren e saj te madhe Esmeralda Amada Gosling, e cila ka lindur ne shtator te vitit 2014. Amada eshte emri i gjyshes se aktores, gjithashtu edhe emri i nje karakteri qe aktorja ka patur rol ne “We Own the Night” ne vitin 2007.

Eva (42 vjec) dhe Ryan (35 vjec) filluan te dalin se bashku ne vitin 2011, pasi rane ne dashuri me njeri tjetrin ne sheshxhirimin e filmit “The Place Beyond the Pines” ne te cilin luanin se bashku.

femra-moderne.com