Ngrohja globale, nje kercenim ne rritje per planetin tone

Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Ngrohja globale njihet edhe si efekti serë për shkak se gazet që grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke e kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti sere po ngroh planetin dhe po kërcënon mjedisin.

Sipas të dhënave të instituteve meteorologjike në pika të ndryshme të globit, rritja e temperaturave në botë vazhdon. Sipas Drejtorise se Përgjithshme turke te Meteorologjisë, temperatura mesatare e globit që nga shekulli XIX ka shënuar rritje deri në 1,5 gradë Celsius.

  • Ndryshimi në sistemin klimatik u përshpejtua veçanërisht pas vitit 1950. Që nga vitit 1880 atmosfera është ngrohur për 0,85 gradë Celsius.
  • Në periudhën 1983-2012 në Hemisferën Veriore, ishin 30 vitet më të ngrohta në 1 400 vitet e fundit.
  • Që nga viti 1880 kur filluan regjistrimet, viti 2014 ishte viti më i ngrohtë në sipërfaqen e Tokës dhe atë oqeanike.

Temperatura mesatare vjetore në këtë vit ka thyer rekord duke e tejkaluar për 0,69 gradë temperaturën mesatare të shekullit XX prej 13,9 gradë, dhe temperaturën mesatare të periudhës më të ngrohtë, atë 2005-2010, për 0,04 gradë. Ndërkohë, viti i kaluar gjithashtu e tejkaloi atë pararendësin, duke u bërë kështu viti më i ngrohtë. Viti i kaluar regjistroi rritje të temperaturës për 0,23 gradë nga viti paraprak. Në qoftë se nuk merren masat e duhura, parashikohet që temperaturat deri në fund të këtij shekulli të rriten me pesë gradë Celsius. Rritjet e temperaturave bëhen shkaktare të intensifikimit të katastrofave natyrore, siç janë thatësia, reshjet e papritura, stuhitë dhe uraganet.

Iniciativa për marrjen e masave për reduktimin e ngrohjes globale përbën nje nga objektivat me te rendesishme të shpallura të shumë qeverive perëndimore e organizatave ambientaliste për këtë shekull. Protokolli i Kyoto-s është një përpjekje globale për të pakësuar prodhimin e gazrave, për të cilat shumë shkencëtarë thonë se krijojnë efektin serrë duke sjellur rritjen e temperaturave globale. Ky protokoll hyri në fuqi më 16 shkurt 2005 pas më shumë se shtatë vjetë negociatash.

Të dhënat e reja që iu paraqitën Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës nga një grup shkencëtarësh amerikanë thonë se temperatura e ujit të oqeaneve është rritur për shkak të nivelit të lartë të emetimit nga njerëzit të gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale. Deri tani debati ka qenë nëse ngrohja globale është pasojë e shtimit të aktivitetit diellor apo vullkanik apo rezultat i djegies se karburanteve nga njerëzit.

femra-moderne.com