Tuna ka hedhur pas kraheve nje martese qe zgjati shume pak dhe disa lidhje dashurie. Me sa duket, problemi qendron se ata nuk jane ne lartesine e duhur…
Askush nuk mund te mohoje marredhenien e mrekullueshme bije-baba, mbi te gjitha ne ato raste kur baballaret jane personazhe pozitive ne jeten e bijave te tyre. Raporti baba-bije eshte vertete i vecante, shpesh vajzat e adhurojne babain e tyre, aq shume sa deshirojne qe edhe burri i jetes se tyre t’i ngjaje babait. E me sa duket, e njejta gje ndodh edhe me kengetaren Tuna.
Fotoja e re që Tuna ka postuar në Snapchat tregon më shumë për mashkullin ideal që ajo do të dëshironte: “Babi do doja dikë që të ishte të paktën sa gjysma jote”- ka shkruar ajo mbi foton e te atit.
Kjo nuk tregon vetem faktin qe babai i Tunes eshte nje njeri shume i mire dhe deshiren e saj per te gjetur dike te pakten sa gjysma e tij, por edhe se ajo eshte ne kerkim… Pra, mund te konsiderohet si nje konfirmim, pak a shumë, që në këtë fazë Tuna është single.
Marredhenia e saj me Cozman eshte perfolur shume gjate 3 viteve lidhje, ndarje – bashkim – ndarje e prape ribashkim. Por me sa duket kesaj radhe eshte perfundimtare. Edhe pse asnjëri nga të dy nuk ka dashur të komentojë rreth kesaj gjeje, disa postime në rrjetet sociale nga ana e të dyve, lenë të kuptosh se historia ka marre fund nje here e mire. Shpresojme vetem qe Tuna ta gjeje me ne fund njeriun e endrrave te saj.