Ledina Celo sapo ka mbushur 39 vjec, por pamja e saj eshte njesoj si ajo e para 20 viteve, kur doli per here te pare ne Festivalin e Kenges duke kenduar “E doni dashurine” me Kozma Dushin.
Vitet kalojne, Ledina mbetet e njejta, edhe pse tashme nene e dy femijeve. Ajo nuk eshte vetem nje nga femrat me te bukura shqiptare, por edhe nje nga modelet me te bukura te botes. Ne nje klasifikim te kryer nga “The Richest” per 20 modelet me te bukura te Europes, Ledina Celo renditen ne vendin e 11.
Nderkohe qe shume njerez me kalimin e viteve e humbasin freskine e rinise, ky nuk eshte rasti i saj, Ledina vazhdon te kete pamjen e nje 20 vjecareje. Prandaj, eshte e pamundur te mos pyesesh veten se si ka mundur ajo te ruaje keto format perfekte.
Sigurisht qe gjenet kane meriten e tyre, por duket se aktiviteti fizik, mbi te gjitha kercimet me litar jane ato qe e kane ndihmuar. “Nje nga ushtrimet qe pas lindjeve, me ka sherbyer per renien ne peshe dhe uljen barkut” – ka thene ajo.
Pra, te gjitha ju qe i keni vene synim vetes do dobesoheni, ndiqni shembullin e Ledina Celos, dhe hidhuni me litar! Une po shkoj te gjej litarin!