Pasi behesh prind jeta ndryshon ne shume kuptime. Sigurisht qe veshtiresite jane te shumta, por gjithcka ja vlen per nje dashuri te paster si ajo per femijen.
Ardhja ne jete e nje bebeje eshte nje eveniment madheshtor ne jeten familjare. Ata qe jane gati te behen prinder per here te pare mundohen te parapergatisin gjithcka sa me shpejt. Gati te gjithe deshirojne te mesojne gjinine e bebes qene bark, disa planifikojne daten dhe diten ekzakte te lindjes, si do ta rrisin, ne cilin kopsht do ta cojne, etj, etj. Por ajo cfare i pret pasi bebja lind, nuk kontrollohet dot. Thjesht jetohet dhe ndjehet.
Megjitheketo, nuk ka prind qe te dije me saktesi menyren se si prezenca e nje qenie njerezore te vogel do te ndryshoje jeten e perditshme. Pushimi nuk ekziston me, edhe jeta s’do jete me si me pare, shume gjera duhet te ndryshojne — zakonet tuaja, rutina e jetes se perditshme, madje edhe deshirat dhe pritshmerite.
Pasi behesh prind gjerat nuk jane me si me pare, por kjo nuk do te thote se do jete me keq, perkundrazi, do jete me bukur, nese jue mendoni si dicka te tille.
E vetmja gje qe mund te beni eshte te shijoni cdo moment dhe te jeni te pergatitur per fillimin e nje jete te re.
Ne po ju tregojme me ane te ketyre ilustrimeve se cilat jane pritshmerite tona dhe cili eshte realiteti i periudhes pasi behesh prind. Nese tashme jeni prinder, mund te gjeni veten ne disa prej ketyre situatave.