Kengetarja Aurela Gaçe tregon se si ka qene eksperienca e saj ne Eurovision para 5 vitesh. Nje eksperience qe akoma i le shije te hidhur. “Ti duhet patjeter te jesh ne lartesite e duhura Sipas Standarteve qe i vendosin (kush?)” – thote ajo. Ne nje postim te saj ne Facebook, Aurela vendos te tregoje per here te pare te verteten.
Kritika, fyerje, lendim deri ne ate pike sa s’mund ta kapercesh dot… E gjitha keto te keqia te vijne pikerisht nga njerezit e tu, nga ata te cilet ne realitet duhet te te mbeshtesin, por… “Ngado ta ktheja koken, perseri mora shume sharje. – thote Aurela, – sharje deri ne lendim, deri duke me quajtur mashtruese, deri aty sa me akuzuan se po thosha se isha shtatzene per t’u marre mendjen njerezve e te mos mendonin deshtimin”. Pot askush nuk mendoi se cfare mund te ndodhte me krijesen e vogel qe rritej perdite brenda saj, a mund t’i ndodhte dicka e keqe na gjithe kjo tronditje? Fatmiresisht asgje nga keto nuk ndodhi. Po perse Aurela nuk i hodhi ne gjyq per shpifje? “Vendosa te shijoja cdo dite te asaj qe me solli jeta. – thote ajo. – Sigurisht, me temperamentin tim mund te kisha bere me shume se nje gjyq…”
Ja cfare shkruan kengetarja:
“E shikoni kete foto? Qe nga titulli te helmon, e pastaj po ta lexosh, te merret fryma. NDODHI 5 VJET ME PARE
Qe nga momenti qe mora pjese ne Eurovision, Kisha nje shije shume te hidhur dhe dy vitet e para as nuk e Shikoja…me sillte ndjesira te cuditeshme. Pastaj e hodha mbas shpine hidhesine dhe me force mbeshtesja edhe ato qe nuk Kisha asnje njohje. E ne pothuaj cdo postim, kishte shume vrer.
A thua se e futura ne finale, vendos per karrieren tende, a thua se ti e te tjeret skeni punuar kurre me pare, S’kemi dhene kurre me pare gezim, emocion, dashuri…..
Emmm faleminderit Zotit e njerzve qe me duan e ma kane treguar per gjithe keto vite se vlej pak me shume se nje finale.
Eshte e turpshme si hidhet poshte njeriu yt. Ka shume arsye pse nuk e arrin dot ne nje finale. Me mendjemadhesi e them, skam bere asnje gabim ne te kenduar. Perkundrazi I Kam rene kokes nje kenge specifike me nota shume te larta ku perzier me rrok ishte ndjeshm folku yne.
Shume me Shane pse bera ate zgjedhje si stil kenge.
Shume me thoshin lere shqip. Shume shpreheshin se anglisht na kuptonin Ata…. e shume kishin problem se Kisha pak aksent 😂😂.. e tmerrshme. Ne kemi kengetare Shqiptare qe as Shqip nuk dine te shkruajne mire, e jane rritur ketu mes trotuarit…E te mendosh se Celine Dion, Arnold Zhwarcenegger, Antonio Banderas etj etj kane bere karriere edhe pse me aksent …..ndersa ketu ? Joooo, ti duhet patjeter te jesh ne lartesite e duhura Sipas Standarteve qe i vendosin ( kush?)
Nderkohe ka shume raste ky Eurovizion ku ka pasur prurje edhe me folkun e Vendeve perkatese (apo kur e bejne ata te tjeret eshte bukur e?) Ka pasur prurje me muzike Pop, Rock, Super balada, e shume nga ato patjeter kane pasur dicka nga vendi i vete
Une Besoj se e kam provuar qe mund ti kendoj edhe baladat edhe kenget e gezuara, e kollaj mund te beja dicka te tille… ..por une ashtu doja te paraqitesha. Ashtu besoja se do te ishim vetja jone.
Por ngado ta ktheja perseri mora shume sharje. SHARJE DERI NE LENDIM, DERI DUKE ME QUJATUR MASHTRUESE, DERI ATY SA ME AKUZUAN SE PO THOSHA SE ISHA SHTATEZANE PER TU MARRE MENDJEN NJEREZVE E TE MOS E MENDONIN DESHTIMIN.
OH CFARE DHIMBJE KA NDJERE KY KRAHAROR….BRENDA MEJE RRITEJ NJE ENGJELL QE NGA TRONDITJA MUND T’I NDODHTE DICKA…FALEMINDERIT ZOTIT NUK NDODHI… NJE GAZETARE VENDOSI TE PERBALTE NE MENYRE DJALLEZORE GJITHE KARRIEREN TIME, DERI NE PERBALTJE TE FIGURES TIME, DINJITETIT, TE CILIN E KAM SHUME TE SHTRENJTE.
Mund ta hidhja ne gjyq….por vendosa te shijoja cdo dite te asaj qe me solli jeta.
Sigurisht me temperamentin tim mund te kisha bere me shume se nje gjyq… por kjo eshte hera e pare qe une e permend …..( shkrimin Panorama e ka hequr, duke Mos me kerkuar kurre falje, por ne internet si per dreq ekzistojne portale qe e mbajne akoma si relike te shperthimit djallezor)
Prandaj dhe une cdo artisti qe shkon atje i jap shume mbeshtetje sepse e di gjithe rrugen ne te cilen ecen secila cdo dite deri sa ngitet ne skene. E pastaj e tmerrshme eshte kur mbaron e ti nuk futesh ne finale. Ti kthehesh ne “deshtake: papritur.”