Mund te jete festa me e madhe e vitit per Stambollin: rreth 6000 te ftuar ishin te ftuar ne dasmen e vajzes se presidentit turk Recep Tayyip Erdogan kete te shtune. Cifti ishte fejuar ne marsin e ketij viti.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka martuar vajzën më të vogël Sumeyye, dje me industrialistin Selçuk Bayraktar, në një ceremoni të madhe në Stamboll me rreth 6 mijë të ftuar dhe me masat e sigurisë së lartë.
Erdogani dhe gruaja e tij Emine kanë katër fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye. Esra është e martuar.
Dasma filloi me recitim të Kuranit. Dëshmitarë në dasmë sipas Daily Sabah përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ishin kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif, Presidenti i Bosnjes Bakir Izetbegović dhe ish kryeministri i Libanit Saad Hariri.
Sümeyye Erdoğan, 30 vjec, ka shërbyer si këshilltare e zv presidentit të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të babait të saj. Ajo ka studjuar në Indiana University, SHBA, dhe i ka kompletuar studimet e saj me një Master në Londër për shkencat politike dhe ekonomike.
Bayraktar, 36 vjeç po punon për doktoraturën PhD në Georgia Institute of Technology, ndërsa masterin e ka përfunduar në të famshmin Massachusetts Institute of Technology (MIT). Ai është i biri i Özdemir Bayraktar, pronarit të Baykar Makina. Ka mbaruar gjimnazin në Robert College në Stamboll, pastaj ka vijuar për elektronikë dhe komunikim në Istanbul Technical University në 2002. Ai mori në ofertë nga Universiteti i Pensilvanisë – University of Pennsylvania – dhe i vijoi studimet atje.