Për të qenë të suksesshëm në trajtimin e obezitetit duhet ndërtuar regjim i përshtatshëm i jetës duke ndryshuar disa zakone të dëmshme si ngrënia para tv, tendenca për të arritur ndjenjën e ngopjes, kufizimi i vakteve të ushqyerjes, etj. Nga dr. Petrit Leka
Si duhet të realizohet humbja e peshës?
Duhet të propozohet një trajtim realist dhe i arritshëm. Në përputhje me udhëzuesit e rekomanduar, humbja e peshës për vitin e parë duhet të jetë 5-10%, p.sh. për 100 kg të jetë deri në 10 kg.
Si duhet të jetë dieta në trajtimin e obezitetit?
Humbja e peshës arrihet kur konsumohen më shumë kalori se merren me ushqim.
Dieta duhet të lejojë në sasi normale ushqimet që trupi i ka të domosdoshme t’i marrë.
Një dietë normale duhet të përmbajë çdo tip ushqimi, por në porcione të vogla, që konsiston në kalorazh të ulët. Praktikisht nga sasia e kalorive të marra më parë duhet të ulen 600-700 kalori.
Cila është rëndësia e ushtrimeve në trajtimin e obezitetit?
- Ushtrimet fizike janë shtylla e dytë e rëndësishme në trajtimin e obezitetit. Propabiliteti i suksesit është vërtet i ulët në mungesë të ushtrimit fizik.
- Ushtrimet e rregullta ditore rrisin sasinë e konsumit të kalorive, ruajnë dhe forcojnë masën muskulare, rrisin furnizimin me oksigjen të indeve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Shembuj të aktiviteteve të tilla janë: ecja e shpejtë, vrapi, noti, çiklizmi dhe aerobia.
- Në fillim të ushtrimeve koha duhet të jetë e shkurtër dhe më vonë rritet gradualisht nga 30-35min kjo vazhdon 4-5 ditë në javë.
- Për të qenë të suksesshëm në trajtimin e obezitetit duhet ndërtuar regjim i përshtatshëm i jetës duke ndryshuar disa zakone të dëmshme si ngrënia para tv, tendenca për të arritur ndjenjën e ngopjes, kufizimi i vakteve të ushqyerjes, etj.
- Me ushqyerjen në porcione më të vogla, 3 vakte të plota që fillohen me ushqime që djegin yndyrnat (karrotë, lakër, sallatë jeshile) ushqim i gatuar pa yndyrna shtazore, pa ëmbëlsira dhe që pasohet me mollë apo fruta të tjera ndërmjet vakteve.
- Për trajtimin e obezitetit përdoren me sukses çajrat, vajrat bimorë, uthulla e mollës, mjalti, te kombinuar sipas skemave përkatëse.