Angelina Jolie, një ndër aktorët më të njohura dhe më të bukura në botë, eshte perfolur dy ditet e fundit se mund te jete kthyer ne myslimane. Ne do t’ju tregojme arsyen pse kjo nuk mund te jete e vertete
“Duket se e ka gjetur rrugën e shpirtit të saj” – shkruajne mediat duke u bazuar ne fjalet qe Angelina Jolie ka thene per fene myslimane.
“Kam filluar ta studioj seriozisht Islamin. Dhe gjithçka kam gjetur është paqe dhe nxitje për të bërë mirë”, ka deklaruar aktorja për mediat. Menjëherë pas kësaj, deklarata e bukuroshes së famshme ka bërë xhiron e botës, duke bërë të qarkullojnë zëra se ajo është kthyer në myslimane.
Ne te vertete, duke qene se Jolie i eshte bashkuar grupit te personazheve publike qe jane kunder Donald Trump per president, i cili i ka shprehur hapur mendimet e tij kunder myslimaneve, me fjalet e saj ajo ka dashur te tregoje se myslimanet dhe Islami nuk kane asgje te keqe. Si nje njeri qe eshte angazhuar ne menyre aktive per promovimin e paqes dhe mireqenies humanitare, eshte e pamundur per Jolie te pranoje pa thene asgje kete mendim te Trump.
“Per mua Amerika eshte ndertuar me njerez nga e gjithe bota, te cilet jane bashkuar ketu per lirite, vecanerisht per lirine e besimit. Prandaj e kam te veshtire ta degjoj kete nga dikush qe kembengul te behet president i Amerikes” – ka thene Jolie, 40 vjec.
Nderkohe aktorja po kalon nje periudhe me probleme te renda shendetesore. I urojme sherim te shpejte!