Vip-at e dobesuar nga nutricionistja Arlinda Garuci

Arlinda Garuci, nutricionisjta, e cila prej dy vjetësh ushtron aktivitetin e saj në Tiranë, në qendrën Equilybra, duket se pavarësisht suksesit profesional në Milano, këtu gjendet në ujërat e saj, në një sipërmarrje tërësisht personale. Nuk rri nga mëngjesi deri në darkë ekraneve të televizionit apo faqeve të gazetave, por kush e do kontaktin me të, e gjen shumë lehtë.

Arlinda, në dy vite me siguri ke të thuash më shumë se dy vjet më parë…
Sigurisht, dy vjet më parë kisha vetëm dëshirën dhe një mundësi modeste për të realizuar ëndrrën time. E kisha ushtruar profesionin tim në qendrat e Milanos, por ideja e një sipërmarrjeje tërësisht personale, ku gjithçka do të niste dhe do të mbaronte me mua, ishte një ndjesi krejt tjetër. Në qendrën time kisha mundësi të zgjidhja që nga ngjyra e mureve, deri tek komunikimi me klientët. Kur do sillesha si profesioniste dhe kur si një mike e mirë që të ndihmon në raste të veçanta dhe ne e dimë të gjithë që mbipesha shkakton stres tek të gjithë, sidomos për pamjen, pavarësisht se para shëndetit, kjo duhet të jetë e fundit që të na shqetësojë.

E mban mend klienten e parë? Si kanë mbëritur tek ty të parët?
Patjetër e mbaj mend. Fillimisht kanë qenë të njohurat e mia, të cilët më pas e kanë sugjeruar tek të tjerë, dhe kështu ngadalë, rrethi ka ardhur duke u zgjeruar.
Kanë qenë ftesat e para në television. Kam bashkëpunuar thuajse me secilin prej tyre, por pa dashur të shndërroj profesionin tim në atë të gazetares apo moderators. E kam njohur sensin e masës dhe e kam ditur kur ka qenë moment për të bërë një stop.

Arlinda Garuci
Arlinda Garuci

Gjatë këtyre kohëve besoj ke takuar edhe njerëz të njohur në vend….
Kam njohur posi, por nuk i kam parë si “personazhet e njohur në vend”. I kam parë si disa klientë të veçantë, me të cilët dëshiroj të pi një kafe, të ndërroj dy mendime, por jo si klientë preferencialë. Unë o e bëj punën time, ose nuk e bëj. Nuk njoh raste që tek dikush të kujdesem më shumë e tek disa më pak. Pjesa personale, e komunikimit personal është diçka tjetër. Kam takuar plot, Kristi dhe Erioni në Tvsh, Anjeza, Albani në Top Channel, Klevisi në Vizion Plus, Etelina, Stela në Ora News, Eni në Tv Klan, aktorja Arjeta Dhima e plot të tjerë.

Janë të llastuar, apo janë rigorozë ndaj këshillave të tua?
Që të jem e sinqertë, shumë rigorozë. Kur e shkelin, kërkojnë falje menjëherë 🙂

Duke qenë të ekspozuar në publik, me siguri kanë më shumë merak pamjen, dukjen…
Në të vërtetë, me këto mendime vijnë në fillim, se kanë provuar diku një fustan dhe s’u ka ardhur si duhet në trup, pastaj me kalimin e kohës kuptojnë se më e rënndësishëm se gjithçka, është shëndeti, shmangia e diagnozave që lidhen me mbipeshën apo obezitetin. Kjo është një gjë e mirë, sepse këtë mesazh ata mund ta përcjellin më mirë se kushdo, madje dhe më mirë se unë, tek ndjekësit e tyre.

Disa prej personazheve të trajtuar me Arlinda Garucin…


Eni Çobani

arlinda eni

“Arli, siç e thërrasim ne miket e saj është një profesionste me plot kuptimin e fjalës. Kur më folën fillimisht për të, mendova që meqenëse kam takuar shumë nutricioniste dhe dietologe, nuk humbisja gjë po të takoja edhe një të re në këtë fushë. Vajta për një takim, por qendra u shndërrua në ritualin e pasditeve të mia. Arli jo vetëm të mirëpret, por te qetëson pas një dite të lodhshme pune, të kënaq me optimizimin dhe besimin që ka mbi fushën për të cilën punon çdo ditë me shumë devotshmëri dhe sukses. Ajo më kritikon gjithmonë për mungesën e angazhimit tim sa duhet dhe unë i premtoj përmirësim në ngazhimin tim, jo vetëm për mbarëvajtjen e qëllimit tonë të përbashkët, por edhe se kam dëshirë të rri me ty e dashur. Arli është personi që nuk të rëndon më shumë në peshën e fituar, por të ndërgjegjëson për atë që duhet të jesh në të vërtetë dhe kjo e bën më të lehtë ta besosh në atë që ofron”.

Kristi Ziçishti

arlinda kristi

“Arlinda, me buzëqeshjen, sinqeritetin dhe thjeshtësinë e saj ta bën dietën dhe trajtimin më relaksues. Ishin ditët më të bukura dhe të qeta kur Arli, siç e thërrasim ne, të pret tek zyra e saj lejla dhe diksutimet nuk mbarojnë. Kur dikush të dhuron atë që dëshiron, lumturia vjen vetë.”

Arjeta Dhima

arlinda arjeta

“Eureka”, ishte fjala që buroi natyrshëm nga unë pasi humba 4 kg e parë në peshë. Fjalën dietë e zëvendësova me regjim ushqimor. Të mësosh të ushqehesh dhe sekretin e pesë vakteve do të thotë të ndryshosh ose të ngushtosh garderobën. Arlinda Garuci, një supernutricionste arriti të më bindë me profesionalizm se ç’duhet bërë për të humbur peshë. Është një vajzë që e dashuron punën dhe të ndryshon natyrshëm stilin e jetesës. Sa mirë më vjen që suksesi i saj vetëm rritet dita-ditës. Jam me fat që njoh një profesioniste të tillë”.

Erion Zeqiraj

arlinda erion

“Imagjinoni një ish sportist, që ka qenë i motivuar për aktivitet fizik dhe që pas lënies së sportit, ka marrë kilogramë me shpejtësi marramendëse. Hyn në gjendje që e quan rehati, por veç e tillë nuk është. Në rastin tim, puna më e vështirë nuk ka qenë humbja e kilogramëve, por bindja për ta nisur luftën kundër tyre.
Them me mburrje që kam qenë një ndër njerëzit më striktë ndaj rregullave të Arlit. Jo vetëm që kam ndjekur me përpikmëri dietën e saj, por jam ushtruar fizikisht në palestër, pa hequr dorë nga vullneti që ma zgjoi nga gjumi Arli. Jam me fat dhe këshilloj që për çdo problem që të keni, përpiquni të gjeni profesionstët. Ata jo gjithmonë fshihen pas spoteve publicitare”.

femra-moderne.com